Militantët e PS “bllokojnë“ Bulevardin e Ri duke parkuar makinat, asnjë polic nuk i gjobit
Ndërsa dhjetëra mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj janë mbledhur sot para GJKKO-së në pritje të vendimit të gjykatës, një situatë e pazakontë është krijuar në Bulevardin e Ri. Sipas denoncimeve nga qytetarët, militantët e PS kanë parkuar makinat e tyre në të dyja anët e bulevardit, duke vështirësuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve.
Ajo që ka ngjallur më shumë zemërim është fakti se, ndonëse parkimi në atë zonë është i ndaluar, asnjë prej këtyre makinave nuk është gjobitur nga Policia Rrugore. Madje, një automjet i Policisë Bashkiake është parë duke qëndruar aty, por në vend që të vepronte, duket se ishte aty për të “ruajtur” shkelësit e rregullave.