Lidhje


Vdekje aksidentale apo ....? “Eja më shpëto”, Enrik Mehmeti telefonoi të vëllanë pas aksidentit

Detaje të reja kanë dalë në dritë për tragjedinë në Zvërnec, ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti. Mikja e tij, gazetarja Afrovita Hysaj, ka rrëfyer se Enriku ishte ende i vetëdijshëm pas aksidentit dhe telefonata e parë që bëri ishte drejt të vëllait, Fabio.

 

Sipas Hysajt, Enriku i kërkoi të nxitonte drejt vendit ku ndodhej për ta shpëtuar. “I ka kërkuar të nxitonte dhe të shkonte për ta shpëtuar. Ka telefonuar vëllain dhe i ka kërkuar që të ndërhynte”, është shprehur ajo.

 

Gazetarja ka ngritur edhe disa pikëpyetje mbi rrethanat e asaj mbrëmjeje. Sipas saj, Enriku nuk kishte njoftuar askënd se do të shkonte drejt Zvërnecit dhe, ndryshe nga zakonisht, atë natë ndodhej vetëm në shoqërinë e një 18-vjeçari.

 

Ndërkohë, mësohet se 18-vjeçari që mbeti i plagosur lehtë ka dhënë deklarime të paqarta para grupit hetimor, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./joq

XS
SM
MD
LG