Lidhje


Radha e Pallatit të Kongreseve për t’u shembur e për t’u ringritur mes kullave

Si një turmë e shushatur, e aftë vetëm t’iu bindur urdhrave të partisë, këshilltarët bashkiakë të PS së Tiranës votuan të enjten pro një vendimi që i hap rrugën ndërhyrjes në Pallatin e Kongreseve, sipas një projekti ende të panjohur në zemër të kryeqytetit. Me shumicën e votave të Partisë Socialiste, një sipërfaqe prej mbi 2 mijë metrash katrorë, në pronësi të Bashkisë së Tiranës, iu kalua Ministrisë së Ekonomisë. por pa sqaruar pyetjet më të thjeshta: Për çfarë po jepet kjo pronë? Cili është qëllimi përfundimtar? Dhe, çfarë do të ndodhë me Pallatin e Kongreseve?

Read more ...


Ndryshohet drafti nga versioni i mëparshëm në konsultim publik, rikthehet sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet

Qeveria rikthen papritur sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, por në një version të ndryshuar të projektligjit të mëparshëm, të diskutuar dhe konsultuar disa vite më parë, që u hartua në konsultim me Bankën Botërore.

 

Në draftin e hedhur të mërkurën pasdite në konsultim publik nga Ministria e Financave, propozohet në thelb të tij krijimi i Fondit për Tërmetet si një shoqëri aksionare shtetërore, e cila do të merret me gjithë procesin, si me arkëtimin e primit të detyrueshëm të sigurimit, ashtu edhe me pagesat e dëmshpërblimeve në rastet kur do të ndodhë ngjarja e marrjes në sigurim.

Read more ...


Dosja "Veliaj", merret e pandehur Klotilda Bushka/Veliaj merret zyrtarisht i pandehur

Hetimi i SPAK për dosjen "Veliaj" pritet të çojë një total prej gati 30 të pandehurish, persona fizikë dhe shoqëri tregtare. Mes të tjerëve, SPAK ka marrë të pandehur deputeten e PS, Klotilda Bushka, për veprën penale të "veprimeve që pengojnë zbulimin e sa vërtetës". Të pandehur janë edhe Ina Goxhaj, Adela Kondakçiu, Valmir Xoxa dhe Erald Simixhi, dy të fundit familjarë të Ajola Xoxas.

 

Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u morrën zyrtarisht të pandehur. Pasi kryebashkiaku i Tiranës refuzoi të paraqitej në dyert e SPAK duke deleguar avokatin, ishin vetë prokurorët që shkuan t'i komunikonin akuzat në paraburgimin e Durrësit ku qëndron prej disa muajsh.

Read more ...


Pas vëllait të Tërmetit, Gjergj Luca i ‘fut thonjtë’ bregdetit

Vetëm disa ditë pas shembjes së banesave prej druri të ndërtuara pa leje në Theth, qytetarë të ndryshëm kanë ngritur zërin për zaptimin e vazhdueshëm të bregdetit në jug të vendit, ku sipas tyre nuk po merren masa nga autoritetet përkatëse.

 

Një video e mbërritur tregon një zonë në bregdetin e Sarandës, ku duket se një pjesë e malit është prerë dhe terreni është betonuar, ndërsa ka nisur ndërtimi i një strukture metalike. Qytetari që ka dërguar pamjet pretendon se bëhet fjalë për një ndërtim pa leje nga ana e Gjergj Lucës.

Read more ...


Vd*s nga temperatura e lartë foshnja 10 muajshe: Mjeku Altin Cane iku në shtëpi se “ishte i lodhur“

JOQ Albania raportoi mëngjesin e sl hënës se nuk po merrte ndihmën e duhur në pediatrinë e Vlorës, ka ndërruar jetë. Nëna e foshnjës iu drejtua redaksisë tonë duke denoncuar se kishte mbi një orë që ndodhej në pediatri me foshnjën e saj që ishte me temperaturë të lartë, por nuk kishte marrë asnjë ndihmë. Ajo shprehej se mjeku i turnit, Dr. Altin Cane, ishte larguar nga spitali duke pretenduar se ishte i lodhur pas turnit të natës, ndërkohë që infermieret e kishin udhëzuar të priste deri në orën 07:00 të mëngjesit për të kaluar rastin te mjeku pasardhës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG