Lidhje


Vjosa Osmani i jep kryegylenistit Allajbeu shtetësinë e Kosovës? - Si po përpiqet t'i shpëtojë burgut...

 

Vjosa Osmani, në cilësinë e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, ka kompetencë kushtetuese që me dekret presidencial t’u japë shtetësinë e Kosovës shtetasve të huaj, kur kjo vlerësohet se është në interes të veçantë për shtetin – ekonomik, kulturor, sportiv apo profesional.

 

Mediumi ynë ka mësuar se në kuadër të listës së personave që pritet të përfitojnë shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial është edhe biznesmeni shqiptar Klodian Allajbeu, themelues dhe drejtues i rrjetit të Spitalit Amerikan në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Sipas burimeve të mediumit tonë, emri i Allajbeut figuron në listën e përgatitur për dhënien e shtetësisë, por nuk dihet ende nëse vendimi është marrë përfundimisht dhe kur pritet të bëhet publik dekreti i presidentes dhe lista e plotë e përfituesve.

 

Ndërkohë, emri i biznesmenit Allajbeu është përmendur edhe në disa procese hetimore në rajon. Në Shqipëri, ai është përfshirë në hetime nga SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) lidhur me koncesione në sektorin e shëndetësisë, ndërsa hetuesit kanë kryer edhe kontrolle në kompani të lidhura me të në kuadër të këtyre hetimeve.

 

Po ashtu, sipas raportimeve mediale, Allajbeu është përmendur edhe në hetime të autoriteteve në Kosovë për dyshime që lidhen me pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në transaksione financiare, akuza që janë pjesë e procedurave hetimore dhe për të cilat proceset ligjore vazhdojnë.

 

Nga Presidenca e Kosovës deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për emrat e personave që do të përfitojnë shtetësinë me dekret presidencial, ndërsa mbetet të shihet nëse lista do të publikohet në ditët në vijim./press7.tv


Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për të huajt në Kosovë

Me sloganin “Për Kosovën dhe Metohinë serbe” në Beograd më 17 mars u mbajt një protestë e organizuar nga 13 parti dhe lëvizje të së djathtës, përfshirë edhe grupin ultradjathtist, Obraz.

 

Shkak për tubimin ishte Ligji për të huajt dhe Ligji për automjetet, të cilët hyrën në fuqi në Kosovë më 15 mars. Protestuesit thanë se këto ligje do të ndikojnë negativisht tek anëtarët e minoritetit serb në Kosovë, por edhe te sektori i shëndetësisë dhe arsimit, që në zonat e banuara me serb në Kosovë funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Read more ...


Donika Gërvalla: Sa herë Vuçiç gjendet nën presion nga BE, Rama i del në mbështetje!

 

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët që ai ka publikuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

 

Ajo tha se krijohet përshtypja se sa herë që Vuçiq gjendet nën presion nga Bashkimi Evropian, Rama del në mbështetje të tij.

 

“Nga ana e kryeministrit Rama, i cili i tejkalon edhe ato kur kemi mbyllur njërin sy në të kaluarën, është artikulli i fundi i publikuar së bashku me Vuçiqin në gazetën prestigjioze gjermane. Unë mendoj që qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministri Rama. Sepse krijohet përshtypja herë pas herë që gjithmonë atëherë kur Vuçiqin BE-ja, Evropa e mbështetë me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerrë nga ajo situatë. Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana nëpër Beograd qon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht edhe në çdo aspekt. Kështu, secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë ta dini që afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha që kanë për ta dëmtuar kombin tonë më shumë”, tha ajo.

 

Kjo deklaratës e Gërvallës vjen pas një editoriali të përbashkët të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq të publikuar në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Në këtë editorial, Rama dhe Vuçiq propozojnë që Shqipëria dhe Serbia të mund të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian edhe pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa ndryshime në strukturat vendimmarrëse të unionit


Kryegylenisti Allajbeu - SPAK e përgatit për burg, presidentja Osmani për shtetësi të Kosovësi.

 

Vjosa Osmani, në cilësinë e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, ka kompetencë kushtetuese që me dekret presidencial t’u japë shtetësinë e Kosovës shtetasve të huaj, kur kjo vlerësohet se është në interes të veçantë për shtetin – ekonomik, kulturor, sportiv apo profesional.

 

Mediumi ynë ka mësuar se në kuadër të listës së personave që pritet të përfitojnë shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial është edhe biznesmeni shqiptar Klodian Allajbeu, themelues dhe drejtues i rrjetit të Spitalit Amerikan në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Sipas burimeve të mediumit tonë, emri i Allajbeut figuron në listën e përgatitur për dhënien e shtetësisë, por nuk dihet ende nëse vendimi është marrë përfundimisht dhe kur pritet të bëhet publik dekreti i presidentes dhe lista e plotë e përfituesve.

 

Ndërkohë, emri i biznesmenit Allajbeu është përmendur edhe në disa procese hetimore në rajon. Në Shqipëri, ai është përfshirë në hetime nga SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) lidhur me koncesione në sektorin e shëndetësisë, ndërsa hetuesit kanë kryer edhe kontrolle në kompani të lidhura me të në kuadër të këtyre hetimeve.

 

Po ashtu, sipas raportimeve mediale, Allajbeu është përmendur edhe në hetime të autoriteteve në Kosovë për dyshime që lidhen me pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në transaksione financiare, akuza që janë pjesë e procedurave hetimore dhe për të cilat proceset ligjore vazhdojnë.

 

Nga Presidenca e Kosovës deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për emrat e personave që do të përfitojnë shtetësinë me dekret presidencial, ndërsa mbetet të shihet nëse lista do të publikohet në ditët në vijim./press7.tv


Bllokada politike rrezikon 121 milionë euro projekte për Kosovën

 

Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë marrëveshjen e kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në vlerë prej 33 milionë eurosh.

  

Por, e gjithë puna e Kuvendit është e ngrirë deri në këtë datë nga Gjykata Kushtetuese, përmes masës së përkohshme të vënë pas kontestimit të dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë.

 

Marrëveshja për projektin që prek KEK-un, është njëra nga tetë sosh sa i ka legjislatura aktuale në sirtarët e saj.

 

Ndër to është janë edhe:

 

-Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
-Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor
-Dy amendamente të marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA
-Dy marrëveshje për kredi me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): njëra për projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike dhe për impiante për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë dhe
-Marrëveshja për kredi me Fondin Saudit për Zhvillim për projektin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

 

Vlera e katër prej këtyre marrëveshjeve, duke përfshirë edhe atë me Bankën Evropiane për Investime, shkon në 121 milionë euro.

 

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se afatet për miratimin e këtyre marrëveshjeve janë të ngushta dhe “kërkojnë procedim të shpejtë nga ana e Kuvendit”.

 

Nga Banka Evropiane e Investimeve thanë se ratifikimi i marrëveshjes “është i nevojshëm për ofrimin e financimit të propozuar”.

 

“Ratifikimi i marrëveshjes do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara me ndërtimin e njërit prej centraleve të saj më të mëdha fotovoltaike diellore, me një kapacitet deri në 100 megavatë. Projekti pritet të forcojë sigurinë energjetike të vendit duke rritur pjesën e energjisë së rinovueshme të prodhuar në vend dhe duke zvogëluar varësinë nga gjenerimi me bazë qymyri. Ai gjithashtu do të mbështeste qëllimet më të gjera të tranzicionit të gjelbër të Kosovës, pasi centrali pritet të gjenerojë rreth 169 gigavatë energji elektrike në vit dhe do t’i ulte ndjeshëm emetimet e dyoksidit të karbonit sapo të vihet në funksion”.

 

Vlera e marrëveshjeve

 

Njohës të punës së Kuvendit konsiderojnë se marrëveshjet kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

 

“Në thelb, ratifikimi i këtyre marrëveshjeve nënkupton përshpejtim të investimeve publike, rritje të stabilitetit institucional dhe përfitime konkrete afatmesme dhe afatgjata për qytetarët”, tha për Radion Evropa e Lirë, Melos Kolshi, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

 

Por, sipas hulumtueses së Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Violeta Haxholli, situata aktuale “krijon një pasiguri institucionale”.

 

“Meqenëse marrëveshjet ndërkombëtare duhet të ratifikohen nga Kuvendi me shumicë të kualifikuar prej dy të tretave, çdo bllokim në funksionimin e tij e shtyn automatikisht edhe procesin e ratifikimit. Kjo do të thotë se, derisa të ketë një qartësi për funksionimin e plotë të legjislativit, është e vështirë të parashikohet se kur mund të procedohen këto marrëveshje për miratim”, tha ajo.

 

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

 

Nga Lëvizja Vetëvendosje, parti në pushtet, thanë se këto marrëveshje kanë planifikuar t’i miratojnë të premten e 6 marsit, një ditë pas dështimit për ta zgjedhur presidentin e ri. Seanca nuk u mbajt pasi Osmani nxori në mëngjesin e asaj dite dekretin për shpërndarje të Kuvendit.

 

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i tha Radios Evropa e Lirë se këto katër marrëveshje “kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës, mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e efiçiencës energjetike në vend”.

 

“Prandaj, miratimi i tyre sa më i shpejtë është në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës. Në rrethana të tilla, është e rëndësishme që këto projekte strategjike të mos mbeten peng i zhvillimeve politike, por të avancohen sa më parë për të sjellë përfitime konkrete për vendin dhe qytetarët”.

 

Pasojat e mosratifikimit të marrëveshjeve

 

Violeta Haxholli thotë se mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare ndikon në vonesat për zbatimin e projekteve dhe në imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

 

“Edhe pse partnerët ndërkombëtarë zakonisht i kuptojnë situatat e brendshme politike, vazhdimi i bllokadave institucionale mund të ndikojë në ritmin e bashkëpunimit dhe në besimin për zbatimin e projekteve të përbashkëta”, tha ajo.

 

Kolshi sheh pasoja të shumëfishta, edhe brenda edhe jashtë Kosovës.

 

“Në një kontekst global të ndryshimeve gjeopolitike dhe rikonfigurimit të prioriteteve të politikës së jashtme të aktorëve të mëdhenj ndërkombëtarë, përfshirë edhe administratën amerikane, është jetike që Kosova të dëshmojë seriozitet institucional dhe kapacitet vendimmarrës për t’i ruajtur dhe forcuar partneritetet strategjike”.

 

Radio Evropa e Lirë i ka pyetur edhe institucionet tjera që i sponsorojnë këto marrëveshje – BE-në, BERZH-in dhe Fondin Saudit për Zhvillim – se me çfarë pasojash eventuale mund të përballet Kosova nga pamundësia për t’i ratifikuar dokumentet, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Viti 2025 cilësohet si vit i humbur për Kosovën në draft-raportin vjetor të PE-së

 

Domosdoshmëria e konsensusit politik

 

Duke marrë parasysh faktin që për miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, konsensusi politik është kyç.

 

Hulumtuesja e KDI-së, Haxholli, përmend se është shumë e rëndësishme që marrëveshjet të trajtohen “përtej interesave të momentumit politik”.

 

“Në shumicën e rasteve, këto marrëveshje lidhen me zhvillimin e vendit, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Prandaj, është e rëndësishme që debati politik të fokusohet në përmbajtjen dhe përfitimet e tyre, duke siguruar që procesi i ratifikimit të zhvillohet në mënyrë transparente dhe në kohë”, theksoi ajo.

 

E, Kolshi nga IKD-ja thotë se Kuvendi tashmë është përballur me vonesa “të konsiderueshme”.

 

“Përgjegjësi e veçantë bie edhe mbi Qeverinë aktuale, e cila përveç rolit negociues në marrëveshje ndërkombëtare, duhet të tregojë lidership politik dhe kapacitet për të ndërtuar konsensus institucional dhe stabilitet me Kuvendin dhe aktorët e tjerë politikë”.

 

Kjo nuk është hera e parë që Kosova rrezikon t’i humbë fondet nga marrëveshjet ndërkombëtare, për shkak të problemeve të brendshme.

 

Legjislatura aktuale mezi i arriti afatet e nevojshme për të përfituar nga marrëveshjet me Bankën Botërore dhe atë me BE-në në kuadër të Planit të Rritjes. Shuma e tri marrëveshjeve në total prek vlerën e rreth 1 miliard eurove.

XS
SM
MD
LG