Lidhje


Erdogan njofton Sharan: Turqia mbështet stabilitetin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Sirisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i ka thënë sot homologut të tij sirian Ahmad al-Sharaa se Ankaraja do t'i vazhdojë përpjekjet e saj diplomatike për t'i hequr sanksionet ndërkombëtare ndaj Sirisë. Erdoğan dhe Sharaa u takuan në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalya (FDA).

 

“Gjatë takimit, presidenti Erdoğan deklaroi se Turqisë mirëpret faktin që atyre që duan të ndodhë përsëri kaos në Siri nuk u jepet mundësia dhe tha se vitet e ardhshme do të jenë vite të stabilitetit, prosperitetit dhe paqes në Siri”, thuhet në një komunikatë nga Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.

Read more ...


8.300 punonjës të teknologjisë u larguan nga Izraeli që nga lufta e Gazës

Industria izraelite e teknologjisë së lartë pësoi rënie të numrit të punonjësve, me rreth 5 mijë punonjës të larguar nga industria vetëm në vitin 2024, duke shënuar herën e parë në të paktën një dekadë.

Deri në 8.300 punonjës në fushën e teknologjisë janë larguar nga Izraeli që nga fillimi i luftës shkatërruese izraelite në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023, transmeton Anadolu.

 

Sipas një raporti nga Autoriteti i Inovacionit të Izraelit, 8.300 punonjës të teknologjisë u larguan nga vendi në periudhën midis tetorit të vitit 2023 dhe korrikut të vitit 2024, duke përfaqësuar 2.1 për qind të të gjithë fuqisë punëtore në sektorin e teknologjisë në Izrael.

Sipas raportit, industria izraelite e teknologjisë së lartë pësoi rënie të numrit të punonjësve, me rreth 5 mijë punonjës të larguar nga industria vetëm në vitin 2024, duke shënuar herën e parë në të paktën një dekadë.

 

Shifrat treguan se numri i përgjithshëm i punonjësve në teknologjinë e lartë në Izrael ra në 390.847 në vitin 2024, me 1.2 për qind më pak nga viti 2023, që konfirmon largimin e 5 mijë punonjësve të teknologjisë.

Sipas raportit, më shumë se gjysma e fuqisë punëtore në kompanitë izraelite të teknologjisë së lartë aktualisht është jashtë vendit, respektivisht me 440 mijë punonjës jashtë vendit, krahasuar me 400 mijë në Izrael.

 

"Raporti i punësimit të teknologjisë së lartë thekson nevojën për investime të vazhdueshme të fokusuar në industri, e cila është motori kryesor i rritjes së ekonomisë izraelite", tha Dror Bin, shefi ekzekutiv i Autoritetit të Inovacionit të Izraelit.

Bin bëri thirrje për marrjen e masave politike për të lejuar kthimin e punonjësve të teknologjisë në Izrael.

 

Më parë, raportet e mediave izraelite sugjeruan se shumë izraelitë janë larguar nga vendi pas luftës izraelite në Gaza dhe pasojave të saj në ekonominë dhe sigurinë në Izrael. Të paktën 50.800 palestinezë janë vrarë në Gaza në sulmet brutale izraelite që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

 

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Për luftën në enklavë, Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

 


Panik si gjatë kohës së Covid-19 – amerikanët po grumbullojnë ushqime bazë shkaku i tarifave të Trumpit

Duke shtyrë një karrocë blerjesh në korridorin e një supermarketit, Walmart, Thomas Jennings, 53 vjeç, mbushi karrocën me lëngje, erëza dhe gjithçka që mundi të mendonte.

“Po blej dyfish të gjithçkaje – fasule, produkte të konservuara, miell, gjithçka”, tha ai.

 

Strategjia e tij është të mbledhë sa më shumë të mundet para se të hyjë në fuqi raundi i fundit i taksave të importit të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Më herët, në Costco (COST.O), Jennings bleu miell, sheqer dhe ujë me shumicë. “Po vjen një recesion dhe po përgatitem për më të keqen”, tha ai.

 

Si shumë blerës të tjerë në SHBA, Jennings beson se çmimet e shitjeve do të rriten së shpejti për shkak të taksave të Trumpit.

The Tax Foundation, grup kërkimor jopartiak dhe jofitimprurës, tha se tarifat e reja do t’u kushtojnë amerikanëve 3.1 trilionë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme, që do të përbëjë një rritje taksash prej rreth 2100 dollarësh për çdo familje vetëm në vitin 2025.

 

Edhe pse shumë blerës po ndjekin një qasje “prit dhe shiko”, disa kanë frikë se çdo panik do të shkaktojë një frikë akumulimi që do të intensifikohet nga pritshmëritë për inflacion edhe më të keq, shkruan reuters.

Manish Kapoor, themelues i GCG, një kompani menaxhimi të zinxhirëve të furnizimit jashtë Los Anxhelos, tha se tarifat po zgjojnë frikërat për raftet bosh të dyqaneve që janë përballur gjatë pandemisë, kur ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit çuan në mungesë produktesh dhe inflacion.

 

“Ne e pamë këtë gjatë COVID-19, kur të gjithë panikisht shkuan dhe morën gjithçka që kishte në raftet e dyqaneve, pavarësisht nëse kishin nevojë apo jo”, tha Kapoor dhe shtoi se “ende nuk ka arritur në atë nivel, por njerëzit janë të shqetësuar se çmimi (i mallrave) do të rritet dhe, e dini, le të akumulojmë”.

Ndryshe, Walmart dhe Costco nuk u përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. 


Politico: Zyrtarët britanikë privatisht pranojnë se ka prova të përfshirjes së Serbisë në sulmin e Banjskës

“Politico” raporton se zyrtarët britanikë i kanë pranuar jozyrtarisht se ka prova të përfshirjes së Serbisë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

 

Në një kohë kur Evropa është thellësisht e përqendruar në luftën në Ukrainë, tensionet në Ballkanin Perëndimor po arrijnë nivele të rrezikshme, shkruan Politico.

Kriza politike dhe etnike në rajon është intensifikuar, duke pasur ndikime të thella në marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Ky medium shkruan se një nga ngjarjet më shqetësuese ishte rrethimi i manastirit ortodoks serb në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, i cili përfshiu një përleshje të armatosur mes Policisë së Kosovës dhe sulmuesve serbë.

Ky incident ka shkaktuar vdekjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe tre terroristëve serbë, duke intensifikuar akuzat dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Kosova ka fajësuar Serbinë për shkaktimin e dhunës, ndërkohë që Beogradi ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje, duke e quajtur një përpjekje për të minuar serbët në Kosovë.

Ky sulm është një nga shumë ngjarjet që kanë nxitur shqetësime për mundësinë e një konflikti të ri në rajon, ndërkohë që analistët dhe liderët ndërkombëtarë paralajmërojnë për mundësinë e një destabilizimi të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor, një rajon që mbetet shumë i ndjeshëm ndaj ndikimeve të jashtme, përfshirë ato të Rusisë.

 

Përveç kësaj, pas sulmit në Banjskë, ka pasur një shpërthim që ka dëmtuar infrastrukturën kyçe të energjisë dhe ujit, një incident që Kosova e ka quajtur sulm terrorist.

Kjo ka shtuar akuzat ndaj Serbisë për aktivitete destabilizuese, ndërkohë që udhëheqësit kosovarë, si presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë ngritur shqetësime se kërcënimi i një lufte tjetër është real, duke përmendur mbështetjen e Serbisë nga Rusia, Kina dhe Irani.

 

Në takimin e Osmanit me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, presidentja i bëri presion atij për nënshkrimin e një marrëveshjeje ekonomike dhe të sigurisë që do të përfshinte blerje dypalëshe të armëve dhe më shumë operacione të përbashkëta ndërmjet trupave të tyre.

Ajo gjithashtu tha për POLITICO se kishte “shprehur zyrtarisht” gatishmërinë e vendit të saj për t’u bashkuar me forcën paqeruajtëse që Britania e Madhe dhe Franca po përpiqen të organizojnë për Ukrainën – por ajo e kushtëzoi atë me nënshkrimin nga ana e MB-së të marrëveshjes së saj të dëshiruar.

 

Presidentja goditi “paqësimin aktiv” nga palë të paidentifikuara në BE, të cilat ajo i kritikoi për vazhdimin e dhënies së parave për Serbinë pavarësisht tensioneve.

Kosova zyrtarisht aplikoi për t’u bashkuar me bllokun në vitin 2022, por ende nuk njihet nga pesë shtete anëtare dhe i është thënë, si Serbisë, se duhet të bëjë më shumë për të normalizuar marrëdhëniet.

 

Ajo tha se Lammy duhet t’i thotë Vuçiqit që “të ndalojë së sulmuari fqinjët e tij, shumë qartë dhe thjeshtë”, megjithëse në intervistën me POLITICO ai nuk pranoi të atribuonte ndonjë faj për sulmin e Banjskës. (Privatisht, POLITICO thotë se zyrtarët britanikë pranojnë se ka prova të përfshirjes serbe).

Milan Radoiçiq pranoi organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm, ai u hetua në Beograd dhe në Prishtinë ku ndaj tij dhe 44 personave tjerë u ngrit aktakuzë për veprimtari terroriste.

 

Derisa ai besohet se po qëndron në Serbi, një vit pas në fshatin tashmë të qetë të Banjskës banorët vazhdojnë jetojnë me misterin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar.

Që nga sulmi i 24 shtatorit, policia disa herë ka gjetur armatime në Banjskë të Zveçanit, por edhe në pjesë të tjera të veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.


Tarifat 104% e SHBA-së për Kinën, Pekini: Nuk do i përkulemi dhunuesit

Faza e fundit e tarifave globale gjithëpërfshirëse të presidentit amerikan përfshin 104% tarifa për mallrat nga Kina , eksportuesi më i madh në botëTarifat shtesë ndaj Kinës filluan pasi Pekini refuzoi të përmbushë afatin e Trump për të tërhequr taksat e veta hakmarrëse ndaj SHBA-së.

 

Këto tarifa janë një goditje e madhe për këdo në Kinë që dëshiron të shesë në tregun amerikan.

 

Është vetëm një lojë pritjeje tani ndërsa përgatitemi që qeveria kineze të zbulojë kundërmasat e saj të premtuara.

 

Mesazhi nga Pekini ka qenë se ata mund ta kalojnë këtë.

 

Zëdhënësi i Donald Trump thotë se ekziston një besim se Kina duhet të negociojë mirë, por Kina nuk mendon se duhet të bëjë asgjë.

 

Ky është një vend masiv, i fuqishëm dhe Pekini thotë se nuk do t’i përkulet një dhunuesi.

XS
SM
MD
LG