Arabia Saudite paralajmëron Izraelin për pushtimin e Rafah dhe thërret në takim urgjent KS-OKB-në

Arabia Saudite i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për një takim urgjent për të parandaluar Izraelin të kryejë katastrofa tjera humanitare kundër palestinezëve, transmeton Anadolu. Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite dha një deklaratë me shkrim lidhur me retorikat e "zyrtarëve izraelitë për kryerjen e një sulmi tokësor në qytetin Rafah".