Thahet kanali i Panamasë, dëmet qindra milionë euro

Një thatësirë e ashpër në Kanalin e Panamasë ka çuar në uljen e kalimit të anijeve me 36 për qind. Për pasojë, humbjet ekonomike janë më negative nga sa pritej.Administratorët e kanalit vlerësojnë se niveli i ujërave mund t’u kushtojë nga 500 deri në 700 milionë dollarë në vitin 2024, krahasuar me vlerësimet e mëparshme që ishin 200 milionë dollarë.Të njëjtat liqene që mbushin me ujë kanalin ofrojnë ujë të pijshëm për më shumë se 50 për qind të popullsisë së vendit.