Nuk donte të paguante 165 euro për riparimin e makinës, babai rreh barbarisht vajzën 33-vjeçare me hanxhar

Fotot e postuara nga 33-vjeçarja Bruna Tsuchiya tregojnë plagët e shkaktuara nga sulmi i supozuar i babait të saj në hotelin që drejton familja e tyre. 33-vjeçarja, e cila është dentiste, u tha oficerëve se babai i saj 54-vjeçar e ndoqi me një hanxhar që mori nga zyra.
Ajo tha se pas sulmit nga i ati, kishte thirrur të ëmën për ndihmë para se të tentonte të arratisej, por pa sukses, pasi kur arriti në garazh ajo u rrëzua duke i dhënë mundësinë 54-vjeçarit ta tërhiqte nga flokët dhe ta rrihte me hanxhar.