Saturday, 15 March 2025 00:37
Sulmet ndaj myslimanëve apo xhamive synojnë gjithashtu demokracinë e vendit, Kushtetutën dhe “vlerat tona”, tha një udhëheqës mysliman në Gjermani. Islamofobia dhe armiqësia ndaj myslimanëve për fat të keq janë bërë diçka që shihet si "e pranueshme" në shoqëri, tha për Abdassamad El Yazidi, kryetar i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani.
Asnjë fe nuk është etiketuar më negativisht në parlamentin gjerman sesa Islami, tha ai.
Read more ...
Friday, 14 March 2025 16:53
Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska ka miratuar një draft të kushtetutës, e cila synon ta shpallë shtet entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës. Me Kushtetutën e re, liderët e Republikës Sërpska synojnë ta përcaktojnë këtë entitet si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën e vetëvendosjes, të krijojë ushtrinë e tij dhe të shfuqizojë Këshillin e Popujve dhe nënkryetarët nga dy entitetet e tjera përbërëse
Kjo kushtetutë është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, dhe rrjedhimisht me Marrëveshjen e Dejtonit. Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.
Read more ...
Monday, 10 March 2025 17:16
residenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të vonuar me një muaj tarifat mbi produktet nga Meksika dhe Kanadaja, të mbuluara nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë USMCA. Ky vendim vjen pas një bisede me presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum, dhe negociatave me zyrtarët kanadezë.
“Pasi fola me presidenten Claudia Sheinbaum, kam rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë tarifa për çdo gjë që bie nën Marrëveshjen USMCA”, shkroi Trump në Truth Social. Ai shtoi se vonesa ishte një akt respekti ndaj Sheinbaum dhe se të dyja vendet po punojnë së bashku për çështjet e kufirit dhe trafikut të fentanilit.
Read more ...