“E bullizonin shoqet”, 14-vjeçarja korçare hidhet nga kati i tretë i pallatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në qytetin e Korçës, ku një vajzë 14-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit. Sipas burimeve zyrtare nga policia, e mitura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, jashtë kamerave, nëna e vajzës ka deklaruar se vajza është detyruar të ndërmarrë aktin ekstrem si pasojë e bullizimit të vazhdueshëm nga bashkëmoshatarët.