Lidhje


Berisha në mediat greke: Po erdha në pushtet do ti jap detin Greqisë dhe do përmirësoj marrëdhëniet me Greqinë

Gjatë qëndrimit në Athinë, kreu i PD-së Sali Berisha dha një intervistë për gazetarin grek Christos Mazanitis, e cila u transmetua në edicionin qendror të lajmeve të ANT1 mbrëmjen e së dielës. Berisha tha se në Shqipëri, zgjedhjet janë një farsë ndërsa nuk i kurseua akuzat për kryeministrin Edi Rama.

 

“Shqipëria është një narkoshtet, ku narkodiktatori (Edi Rama) mobilizon të gjithë vendin në procesin zgjedhor. Ai përdor para për të blerë vota. Përdor mafian, kartelet më të rrezikshëm mafiozë për të kërcënuar njerëzit” – tha Berisha.

Read more ...


Për herë të parë në më shumë se 2 dekada, I.zraeli vendos tanke në Bregun Perëndimor të pushtuar

Për herë të parë në më shumë se dy dekada, ushtria izraelite ka vendosur tanke në Bregun Perëndimor të pushtuar në mes të përshkallëzimit ushtarak në territorin e pushtuar.

 

Ushtria izraelite tha se trupat e Brigadës së Këmbësorisë Nahal dhe Njësisë së Komandës Duvdevan filluan operacionet në disa fshatra pranë Jeninit në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.

Read more ...


Kirurgu francez abuzoi s*ksualisht me 299 fëmijë, promovimi dhe ditarët që zbuluan tmerrin

Një kirurg francez do të ulet në bankën e të akuzuarve për abuzim seksual me 299 fëmijë nga vitet 1989 dhe 2014, shumica e të cilëve ishin ish-pacientët e tij. 74-vjeçari Joel Le Scouarnec, i cili ndodhet në burg që nga viti 2020 duke vuajtur një dënim 15-vjeçar për abuzimin e katër fëmijëve, përfshirë dy nga nipërit e tij, do të dalë në gjyq më 24 shkurt.

 

Të paktën 256 nga 299 viktimat ishin nën 15 vjeç, ku më e reja ishte vetëm një vjeç, thonë prokurorët. Sipas akuzave, viktimat u sulmuan seksualisht ose u përdhunuan nën anestezi të përgjithshme në dymbëdhjetë spitale kryesisht në rajonin e Brittany të Francës.

Read more ...


Skandal në Aeroportin e Beogradit, vajza portugeze keqtrajtohet pasi mbante veshur një bluzë me flamurin shqiptar

Një incident i rëndë ka ndodhur në Aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, në ditën e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Një vajzë portugeze, e cila ndodhej në tranzit drejt Amsterdamit, është përballur me një trajtim të papranueshëm nga autoritetet serbe.

Sipas dëshmisë së saj, e dokumentuar në një video të publikuar online, punonjësit e sigurisë e kanë ndaluar dhe keqtrajtuar atë vetëm për faktin se kishte veshur një bluzë me simbolin e flamurit shqiptar dhe figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Read more ...


Ushtria i.zraelite tërhiqet nga Libani jugor, duke lënë pas një shkatërrim të gjerë

Ushtria izraelite është tërhequr nga qytetet Kafr Kila dhe Al-Aadaissah në qytetin jugor Nabatieh të Libanit, duke lënë shkatërrime të konsiderueshme pas saj. Tërheqja zbuloi dëme të mëdha në shtëpitë, rrugët dhe infrastrukturën e qytetit libanez.

 

Banorët që ktheheshin në zonë u përballën me skena shkatërrimi, ku shumë prej tyre gjetën shtëpitë e tyre ose të shkatërruara plotësisht ose të dëmtuara rëndë. Në datën 18 shkurt, ushtria izraelite u tërhoq nga fshatrat dhe qytetet që pushtoi në Libanin jugor gjatë luftës së fundit. Megjithatë, forcat izraelite mbeten të stacionuara në pesë pika përgjatë kufirit brenda territorit libanez.

Read more ...

XS
SM
MD
LG