Trump: Kam filluar të mendoj se Putini po më mashtron

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur të dyshojë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, po dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë. Qëndrimin e ri, Trump e dha të shtunën pak pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Vatikan.
Në një shkrim në rrjetin social “Truth”, Trumpi ka thënë se “nuk ka asnjë arsye” për hedhjen e raketave ruse mbi zonat e civilëve. “Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk e do fundin e luftës”, ka shtuar Trumpi duke e lënë të hapur mundësinë për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë.