Lidhje


Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

Në vitin 2014, Shqipëria ishte vendi i dytë me koston më të ulët të produkteve bazë në Europë, duke qenë pas vetëm Maqedonisë së Veriut.  Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, në vitin e parë të qeverisjes socialiste në pushtet, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike në Shqipëri ishin sa 68 për qind e mesatares së Bashkimit Europian. Kjo do të thoshte se ushqimet në Shqipëri kushtonin të paktën 32 për qind më lirë se mesatarja e vendeve të BE-së. Por pas vitit 2014, qytetarët shqiptarë janë përballur me një shtrenjtim dramatik të produkteve bazë dhe vitin e kaluar, për herë të parë çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike në Shqipëri, kaluan mesataren e Bashkimit Europian.

Read more ...


SHBA g.oditi impiantet b.ërthamore të Iranit/ Arabia Saudite bën reagimin e parë

Arabia Saudite ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me sulmet në centralet bërthamore të “Republikës mike Islamike të Iranit”. Përmes një njoftimi në platformën “X”, Ministria e Jashtme saudite theksoi nevojën për përpjekje maksimale për vetëpërmbajtje, ulje të tensioneve dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm.

 

Ndërkohë, edhe disa vende të tjera arabe reaguan për ngjarjen: Omani, që po ndërmjetësonte bisedimet bërthamore midis Uashingtonit dhe Teheranit, dënoi fuqimisht sulmet amerikane.

Read more ...


Hakerat iranianë sulmojnë Bashkinë e Tiranës, paralajmërojnë sulm ndaj kampit në Manzë

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka rikthyer kërcënimet ndaj Shqipërisë, duke publikuar në rrjetet sociale një mesazh të ashpër, i nxitur nga tensionet mes Iranit dhe Izraelit.

 

Në deklaratën e shpërndarë në Telegram, ata paralajmërojnë se iranianët kanë “të drejtë ligjore” të sulmojnë me raketa kampin e Muxhahedinëve në Manzë, për shkak të strehimit që u është dhënë nga Shqipëria. Mesazhi i tyre përfshin fjalë si “Po endesh afër vdekjes”, duke akuzuar Shqipërinë për strehimin e mbi 3000 personave që ata i quajnë “terroristë”.

Read more ...


Shefi i OpenAI: Meta ofron mbi 100 milionë dollarë për të përvetësuar stafin tim

Shefi i OpenAI, Sam Altman, thotë se anëtarët e ekipit të tij kanë marrë “oferta gjigante” nga firma rivale e teknologjisë Meta, duke përfshirë “bonuse nënshkrimi” prej 100 milionë dollarësh.

 
 

Meta – e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp – po përpiqet të nxisë anën e inteligjencës artificiale (IA) të biznesit të saj, duke përfshirë shpenzimin e fundit prej 14 miliardë dollarësh (10.4 miliardë paund) për të blerë 49% të startup-it, Scale AI.

Read more ...


Nuk ishin as zogjtë e as ndonjë shkak tjetër! Zbulohet arsyeja tronditëse për rrëzimin e avionit në Indi

Një defekt në të dy motorët dyshohet si shkaku kryesor i tragjedisë ajrore të ndodhur javën e kaluar në Indi, ku një avion Boeing 787 Dreamliner i kompanisë “Air India” u rrëzua pak minuta pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 270 personave.

 

Avioni, i cili ishte nisur nga qyteti Ahmedabad me destinacion Londrën, u përplas me një godinë të një kolegji mjekësor, duke shkaktuar flakë të mëdha që përfshinë ndërtesën dhe avionin. Ekspertët e Byrosë së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore të Indisë po hetojnë ngjarjen me mbështetjen e ekipeve nga SHBA, Britania dhe vetë kompania “Boeing”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG