Lidhje


Berat/ Fabrika “Erzeni” një kërcënim i përditshëm për shëndetin dhe mjedisin në Samatic

Prej kohësh, fabrika e qumështit “Erzeni” në Samatic, Berat, është kthyer në një burim serioz ndotjeje për banorët e zonës. Ditë dhe natë, pa ndalesë, aty prodhohen masa plastike që përmbajnë substanca të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Tymrat dhe mbetjet plastike që dalin nga kjo fabrikë përhapen në ajër dhe tokë, duke e bërë të pamundur jetesën e qetë dhe të shëndetshme në fshat.

 

Banorët kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme për efektet e kësaj ndotjeje. Problemet me frymëmarrjen, alergjitë dhe shqetësimet e tjera shëndetësore janë bërë gjithnjë e më të zakonshme, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit. Plastika kancerogjene që prodhohet aty jo vetëm që rrezikon jetën e komunitetit, por cenon edhe ambientin natyror që dikur e karakterizonte këtë zonë të bukur të Beratit.

Read more ...


Lali “merr me vete Nesti Angonin”? Mazniku i dha fondet e bashkisë restorantit të gruas

"We rise together, we fall together" (NGRIHEMI BASHKË, RRËZOHEMI BASHKË) ka qenë dikur motoja e G99-çave që u përdhos në momentin kur Arbjan Mazniku që përflitet në rrethet e ngushta shoqërore bashkiake i maskuar si Nesti Angoni, u emërua ministër nga Rama.

 

Duket se lali i lëshuar, i cili ka kaluar nga një politikan me peshë në një tiktoker pas qelie fo e marrë me vetr fundosësin e tij... Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, është vendosur zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, shkruan gazetari Elton Qyno.

Read more ...


Forcat i.zraelite v.rasin 51 palestinezë që prisnin miell në vendin e ndihmës në Gaza

Forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 51 palestinezë dhe kanë plagosur shumë të tjerë pasi kanë hapur zjarr pranë një vendi për shpërndarjen e ndihmave në Gazën jugore, thonë dëshmitarët dhe ekipet e shpëtimit.

 
 
Agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi tha se trupat izraelite qëlluan mbi turmat pranë vendit të ndihmës në Khan Younis. Më shumë se 200 persona thuhet se u plagosën.

Read more ...


Mashtrimi brilant i tifozit: Grealish mendon se po jepte autograf por i pagoi faturën

Jack Grealish është shtrirë, duke marrë rreze dielli, duke shijuar një pije dhe duke u relaksuar gjatë pushimeve në Greqi. Nuk e imagjinon aspak se është në prag të një mashtrimi nga një person që, nën pretekstin e një autografi, i bën të firmosë faturën e tij personale. Një video që është bërë virale në TikTok tregon të gjithë skenën, veçanërisht se si futbollisti i Manchester City bie në grackë me një thjeshtësi çarmatosëse. Mjafton pak që ai të bindet për të firmosur atë letër; e bën me buzëqeshje në fytyrë dhe më pas rikthehet të shtrihet në divanin e rehatshëm, vetëm pak hapa larg pishinës dhe detit kristal.

Read more ...


50 profesorë të UT kallëzohen në SPAK: Të hetohen me Begajn e Manastirliun për grup të strukturuar kriminal

Pedagogu dhe ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka, këtë të hënë ka depozituar në SPAK dosjen me 400 faqe për plagjaturë për rektorin e Unverisitetit të Tiranës Artan Hoxha, dhe mbi 50 profesorë në UT, Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, Presidentin Bajram Begaj dhe Avokaten e Popullit Erinda Ballanca.

 

Në një postim në Facebook, Muka shkruan se ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme dhe pret që zyrtarët e lartë që ai ka denoncuar të hetohen për grup të strukturuar kriminal në arsimin e lartë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG