Masazh indian 1100€ La Civita-s, Berisha thotë që e meritonte: Ishin ekip serioz
Lideri i opozitës Sali Berisha foli për pagesat ndaj strategut amerikan LaCivita dhe ekipit të tij, duke i konsideruar si “përgënjeshtrim të mashtrimeve të Ramës”. Berisha tha se shifrat e bëra publike ishin “15 herë më të ulëta” se ato që kishte deklaruar qeveria.
Megjithëse në media u raportua se ekipi amerikan kishte kaluar kohë duke shijuar luksin në Tiranë dhe se fushata e opozitës u kthye në një dështim, Berisha i mbrojti ata si “ekipin më serioz në botë”, pa komentuar shpenzimet për masazhet indiane.
“Çdo shqiptar mësoi dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël se ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij e mashtrimit. Nëse shkoni në mars të këtij viti, do gjeni shifra 22 mln etj.
Shqiptarët e panë se kjo shifër ishte 15 herë më e ulët në të vërtetë. Tullumbacja e skandalit të tyre u shfry dhe atyre u ngeli mashtrimi në dorë.
Ekipi i LaCivita ishte ekipi më serioz i botës me eksperiencën më të jashtëzakonshme dhe bëri më të mirën e mundshme, organizuan një fushatë elektorale që nuk e kishin parë kurrë,” tha Berisha.
Në fund, Berisha foli edhe për protestat që Partia Demokratike planifikon të nisë, duke pranuar se janë vonuar, por pa dhënë një datë konkrete për nisjen e tyre, pavarësisht insistimit të gazetarëve./joq