Lidhje


Vuçiq pas humbjes nga Shqipëria: Nuk munda të flija për shkak të trishtimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka përjetuar rëndë humbjen e Serbisë nga Shqipëria. Ai ka kritikuar ashpër paraqitjen e Serbisë në ndeshjen kundër Shqipërisë. Ndeshja Serbi – Shqipëri u zhvillua të shtunën në Leskovc. Fitorja i takoi Shqipërisë me rezultat 1:0. Me fitore, Shqipëria ka bërë një hap të madh drejt plejofit për Kupën e Botës 2026.

 

“Ekipi nuk ishte i përgatitur mirë, nuk luajti mirë, jemi të zhgënjyer, pësuam një humbje të rëndë. Nuk munda të flija për shkak të trishtimit, jo për shkak të zemërimit si disa njerëz të tjerë. Disa njerëz në vendin tonë prodhojnë vetëm zemërim”, ka thënë Vuçiq, njofton “blic.rs”.

Read more ...


6 minuta larg tragjedisë, avionit i mbaron karburanti në ajër

Një avion pasagjerësh i Ryanair ishte vetëm gjashtë minuta larg mbarimit të karburantit përpara se të bënte një ulje emergjente në Manchester. Incidenti ndodhi më 3 tetor kur fluturimi nga Piza drejt aeroportit Prestwick të Glasgout lëshoi një sinjal emergjence për mungesë kritike të karburantit.

 

Avioni u detyrua të devijonte drejt Mançesterit për një ulje emergjente, ndërsa stuhia e fuqishme "Amy" godiste Britaninë me erëra që arritën deri në 100 milje në orë. Fluturimi FR1194, i operuar nga kompania partnere Malta Air, u përball me disa tentativa të pasuksesshme për ulje, fillimisht në Prestwick dhe më pas në aeroportin e Edinburgut përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në Manchester, pothuajse dy orë pas përpjekjes së parë për ulje.

Read more ...


Pas sulmeve intensive ruse në perëndim të Ukrainës, Polonia ngre aeroplanët luftarakë për të kontrolluar hapësirën ajrore

Sipas njoftimit të ushtrisë, janë angazhuar edhe aeroplanë të aleatëve të NATO-s. Katër anëtarë të njërës familje, përfshirë një vajzë 15-vjeçare, janë vrarë nga një sulm në fshatin Lapaivka, pasi sulmet kanë mbërritur deri në qytetin perëndimor të Lvivit.

 

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka kryer me sukses sulm “masiv” në shënjestrat ushtarake dhe infrastrukturore të Ukrainës. Një person ka vdekur në Zaporizhja. Zelensky ka thënë se Rusia i ka nisur mbi 50 raketa dhe 500 dronë.

Read more ...


“E bullizonin shoqet”, 14-vjeçarja korçare hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në qytetin e Korçës, ku një vajzë 14-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit. Sipas burimeve zyrtare nga policia, e mitura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë, jashtë kamerave, nëna e vajzës ka deklaruar se vajza është detyruar të ndërmarrë aktin ekstrem si pasojë e bullizimit të vazhdueshëm nga bashkëmoshatarët.

Read more ...


Arrestimi i 27 grekëve në flotiljen për Gazën, Greqia dërgon notë proteste ndaj I.zraelit

Athina zyrtare ka dërguar një notë proteste të fuqishme ndaj ambasadorit të Izraelit në Greqi për kërcënimet e Tel Avivit pas ndërhyrjes së ushtrisë izraelite ndaj flotiljes ndërkombëtare të solidaritetit “Global Sumud Flotilla”, që kishte destinacionin Gazën.

 

Me urdhër të Ministrit të Jashtëm, Georgios Gerapetritis, pasditen e së premtes përveç demarsheve verbale që ishin zhvilluar më herët, është dërguar edhe kjo notë pas deklaratave të ministrit izraelit të Sigurisë që kërkoi burgosjen e aktivistëve ,mes tyre 27 qytetarë grekë, prej të cilëve një deputete e Parlamentit si dhe dy gazetarë nga Selaniku.

Read more ...

XS
SM
MD
LG