Lidhje


SHBA-ja tërhiqet nga UNESCO për herë të tretë, shkak "anëtarësia e Palestinës" dhe "agjenda globaliste"

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot tërheqjen e tyre të tretë nga UNESCO, që do të hyjë në fuqi më 31 dhjetor 2026, duke përmendur si arsye pranimin e Palestinës si anëtare e organizatës dhe mospërputhjet me politikën e jashtme "Amerika e Para" të administratës së presidentit Donald Trump.

 

"Sot, Shtetet e Bashkuara informuan drejtoreshën e përgjithshme Audrey Azoulay për vendimin e tyre për t'u tërhequr nga UNESCO", tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, në një deklaratë.

Read more ...


25 vende dhe BE-ja dënojnë "v.rasjen çnjerëzore" të civilëve në Gaza

Njëzet e pesë vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë dhe Japoninë, së bashku me BE-në, dënuan “vrasjen çnjerëzore” të civilëve në Rripin e Gazës nga Izraeli dhe bënë thirrje për një përfundim të menjëhershëm të luftës në enklavën e rrethuar.

 

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm të 25 vendeve dhe Komisarja e BE-së për Barazi, Përgatitje dhe Menaxhim të Krizave, Hadja Lahbib, thanë se vuajtjet e civilëve në Gaza kanë arritur “thellësi të reja”.

Read more ...


Papa Leoni thirrje kryeministrit i.zraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Papa Leo XIV, udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, i theksoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, nevojën për të mbrojtur vendet e adhurimit dhe të gjithë njerëzit në Palestinë dhe Izrael, si dhe për të vendosur një armëpushim në Gaza.

 

Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Zyra e Shtypit e Vatikanit, u tha se Papa, i cili ndodhet në rezidencën e tij verore Castel Gandolfo afër Romës, mori një kërkesë për një telefonatë nga kryeministri Netanyahu këtë mëngjes pas sulmit ajror izraelit në Kishën e Familjes së Shenjtë (Manastiri Latin) në Gaza dje, i cili vrau tre persona dhe plagosi shumë të tjerë.

Read more ...


Sulmi i I.zraelit në Damask, reagon Presidenti i Sirisë: Nuk kemi frikë nga lufta

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se mbrojtja e qytetarëve druzi dhe të drejtave të tyre është “prioriteti ynë”, derisa Izraeli u zotua se do t’i shkatërrojë forcat qeveritare siriane që po sulmojnë druzët në jug të Sirisë.

 

Në fjalimin e tij të parë televiziv pas bombardimeve të fuqishme izraelite mbi Damask të mërkurën, Sharaa iu drejtua druzëve të enjten duke thënë se “ne e kundërshtojmë çdo përpjekje për t’ju tërhequr në duart e ndonjë pale të jashtme”.

Read more ...


Kryeprokurori i Hagës kërcënohet për urdhër-arrestet ndaj Netanyahu dhe Gallant: Hiq dorë, ose…

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), Karim Khan është paralajmëruar se nëse nuk tërheq urdhrat e arrestit ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, ai dhe gjykata do të “shkatërrohen”.

 

Sipas burimeve të Middle East Eye (MEE,  paralajmërimi iu dha Khanit në maj nga Nicholas Kaufman, një avokat mbrojtës britaniko-izraelit në GJPN, i lidhur me një këshilltar të Netanyahu-t. Mësohet se një këshilltar ligjor i Netanyahu-t i kishte thënë Kaufman se ishte “i autorizuar” t’i bënte një propozim Khanit për t’i dhënë një mënyrë “për t’u tërhequr” nga vendimi i tij.

Read more ...

XS
SM
MD
LG