Njohja e Palestinës: Shtetet e BE me presion ndaj Izraelit
Në aspektin diplomatik Maji 2024 duhet të hyjë si muaj jashtëzakonisht i suksesshëm në historinë palestineze. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në një votim të saj aprovoi të drejta të zgjeruara për palestinezët në Kombet e Bashkuara. Vetëm e drejta e votimit i mungon tani palestinezëve për një anëtarësim të plotë. Tani ata ndodhen edhe para një hapi tjetër të rëndësishëm diplomatik. Pesë vende europiane janë gati të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet sovran. Në këtë njohje reflektohet nga njëra anë solidariteti me popullsinë civile në Rripin e Gazës.