Lidhje


Maldivet nisin mbledhjen e fondeve për Palestinën

Maldivet nisën të mërkurën një fushatë mbarëkombëtare për mbledhjen e fondeve për Palestinën. Fushata "Maldvianët në Solidaritet me Palestinën" u nis nga Presidenti Mohamed Muizzu në kryeqytetin Male, tha zyra e tij. Fushata do të vazhdojë edhe sot vonë me 13 kuti dhurimi në zonën e madhe të Males. Muizzu u bëri thirrje njerëzve që "të japin ndihmën më të madhe për popullin e Palestinës". Ligjvënësit e Kongresit Kombëtar Popullor në pushtet dhanë gjithashtu donacione për fushatën, e cila po zhvillohet në bashkëpunim me mediat lokale. Maldivet, si asnjë vend tjetër, në fillim të këtij muaji vendosën një ndalim për qytetarët izraelitë që të hyjnë në ishull për shkak të luftës së vazhdueshme të Tel Avivit ndaj Gazas.

Read more ...


Alarmi i falimentimit në Gjermani – 2023, çdo tre minuta u mbyll një biznes në vend

 

Mediat gjermane raportojnë për sinjale të frikshme nga industritë më të rëndësishme në vend. Sipas tyre sektori është një një situatë alarmuese. Të dhënat e vitit 2023 tregojnë se 176 mijë biznese u mbyllën: një në çdo tre minuta.Industria po jep sinjale alarmuese në Gjermani për sa i përket numrit të bizneseve që janë mbyllur. Sektorë të tillë si industria e ndërtimit janë veçanërisht të prekur, por probleme ka edhe në sektorin e prodhimit – aktualisht 5.5 milionë vende pune.

Read more ...


Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, presidentja Osmani pret Edi Ramën dhe Toni Blair

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin Edi Rama. Bashkë me Ramën ka qenë edhe ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema. Mediat janë lejuar të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ndërkohë që është mbajtur një konferencë e përbashkët për media pas takimeve pëkatëse. Me Kurtin s’u panë, Rama raporte speciale me Osmanin, kështu u përshëndetën Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur ngrohtësisht nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Presidencë.

Read more ...


Eksperti për VOA: Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në Ballkan, shumë më e lartë se sa në BE

 

Vendet e Ballkanit kanë një përqindje shumë më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet që kanë lidhje me kancerin se sa vendet e Evropës Perëndimore. Bashkim Ziberi, profesori i fizikës mjekësore në Universitetin e Tetovës dhe aktivist i shëndetit botëror, thotë në një interviste me Zërin e Amerikës se pavarësisht se numri i të prekurve me kancer në Ballkan është më i ulët se sa në BE, shkalla e vdekshmërisë në Ballkan është 60 % ndërsa në vendet e bllokut evropian është 35 %. 

Read more ...


Guterres shton ushtrinë izraelite në listën e zezë globale për shkeljet ndaj fëmijëve

Sipas një sondazhi, 40 për qind e qytetarëve në Gjermani janë pro njohjes së Palestinës si shtet ndërsa 51 për qind e tyre mbështesin sanksionet ndaj Izraelit për shkak të sulmeve të tij në Rafah, transmeton Anadolu.Sondazhi i zhvilluar nga Instituti i kërkimit të opinionit publik YouGov tregon se 2 në çdo 5 persona në vend janë pro njohjes së Palestinës si shtet.Ndërsa 27 për qind e pjesëmarrësve në sondazh kundërshtuan njohjen e Palestinës si shtet, 33 për qind e tyre kanë thënë se janë të pavendosur për këtë çështje.

Read more ...

XS
SM
MD
LG