A i parandjejmë vërtet gjërat? Islami e ka thënë të vetën, po shkenca a e ka një shpjegim?
Neurobiologjia e intuitës dhe shkenca që e studion atë na tregojnë se zbatimi i saj është më i rëndësishëm sot se kurrë. Në një botë që ndonjëherë është kaotike dhe komplekse, të dish se si ta dëgjosh zërin e brendshëm mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve të duhura.
Neurobiologjia e intuitës ekziston dhe na zbulon një aspekt vërtet interesant: ne i marrim shumicën e vendimeve bazuar në të ashtuquajturat paragjykime. Në fund të fundit, është ai zë i brendshëm që është në kontakt me identitetin tonë dhe me thelbin e gjithçkaje të përjetuar, dhe ndjerë. Duke i dhënë hapësirë pjesës sonë intuitive, ne lehtësojmë një mjet me vlerë të madhe.