Shkencëtarët gjejnë “çelësin” që parashikon tërmetet 10 deri në 20 minuta para se të ndodhin?
Japonia, një nga shtetet me aktivitet të lartë sizmik, duhet se tashmë është drejt rrugës për të paralajmëruar qytetarët 10 deri në 20 minuta para lëkundjeve. Valët elektromagnetike janë “çelësi” siç theksuan grupet shkencore nga Japonia, Amerika, Kina dhe nga vendet evropiane që prezantojnë rezultatet e kërkimeve, në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Hania të Greqisë. Megjithatë, dobia e tyre nuk kufizohet vetëm në parashikimin e hershëm të tërmeteve, por edhe të shpërthimeve vullkanike.