Zbulimi befasues i shkencëtarëve: Dita në tokë do të zgjatet!

Ditët në Tokë po zgjasin ngadalë, ndërsa hëna gradualisht largohet nga planeti ynë, ka treguar një studim i ri.Shkencëtarët zbuluan se ndërsa hëna lëviz më larg, ndikimi i saj gravitacional në ndryshim në Tokë po ngadalëson rrotullimin e planetit dhe po i bën ditët gjithnjë e më të gjata. Ata parashikuan se ditët në planetin tonë mund të zgjasin 25 orë, por vunë në dukje se do të duheshin rreth 200 milionë vjet për këtë.“Ndërsa hëna largohet, Toka është si një patinator që rrotullohet, i cili ngadalësohet ndërsa shtrijnë krahët,” shpjegoi gjeoshencëtari Stephen Meyers, një profesor në Universitetin e Ëisconsin-Madison.
Alkooli nuk është i shëndetshëm, edhe me masë

Alkooli nuk është i shëndetshëm, edhe me masë. Ky është përfundimi i arritur nga Shoqata Gjermane e Ushqyerjes DGE në studimin"Alkooli është një drogë psikoaktive". Rekomandimi i shoqërisë profesioniste është i qartë: shmangia e konsumit të alkoolit është motoja e vetme e sigurt.
Jo vetëm rreziku i varësisë
Sipas DGE, rekomandimi i ri zëvendëson vlerën referencë të publikuar më parë për konsumin e alkoolit. Nuk ka "sasi pa rrezik për konsum të sigurt”. Edhe sasitë e vogla mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve, aksidenteve dhe lëndimeve. Ekspertët identifikojnë më shumë se 200 pasoja negative shëndetësore.
Studimi/Përdorimi i telefonëve inteligjentë dhe ankthi e depresioni tek adoleshentët

Rrymat e atlantikut në rrezik/ Studimi: Ndikojnë motin në gjithë botën, sistemi I rrymave drejt kolapsit

Shkencëtarët vijojnë të ngrejnë alarmin e pasojave katastrofike të ndryshimeve klimatike. Një studim I ri sugjeron se brenda këtij shekulli rrezikon të shkatërrohet sistemi I i rrymave të Oqeanit Atlantik, që janë jetike në formimin e motit në mbarë botën. Sistemi jetik i rrymave të Oqeanit Atlantik, që ndikon motin në të gjithë botën, mund mund të hasë vështirësi deri në shpërbërjen e tij në fund të viteve 2030, sugjeron një studim të ri.Teksa për shkencëtarët kjo paralajmëron një katastrofë në shkallë planetare që do të transformonte klimën.
Hulumtimi i organizatës shëndetësore amerikane: Aspirina ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë!

Marrja e aspirinës në mënyrë parandaluese mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë tek njerëzit që janë në rrezik më të lartë për këtë sëmundje për shkak të stilit të tyre të jetesës. Këtë e ka gjetur një studim i udhëhequr nga studiues të organizatës shëndetësore amerikane “Mass General Brigham”, botuar në revistën “JAMA Oncology”.