Zbulohet një shpellë në Hënë! U krijua nga “tubacionet” e llavës

Të paktën 100 metra e thellë, ajo mund të jetë sipas tyre, vendi ideal për ndërtimin e një baze të përhershme në satelitin e vetëm natyror të Tokës. Shpella ndodhet rreth 400 kilometra nga vendi ku Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u ulën 55 vjet më parë.Sipas kërkuesve, kjo me gjasë është vetëm një prej ndoshta qindra shpellave të tjera të fshehura nën sipërfaqe, në një botë ende të pazbuluar. Vende të ndryshme janë në garë me njëra tjetrën për vendosjen e një pranie njerëzore në Hënë, por atyre do tu duhet të mbrojnë astronautët e tyre nga rrezatimi, temperaturat ekstreme dhe nga goditjet mikrometeorike.