Eksperti turk paralajmëron se hollimi i shtresës së ozonit ka vazhduar që nga viti 2020

Sipas një eksperti turk, hollimi i shtresës së ozonit është vërejtur çdo vit që nga viti 2020, me hollimin më të madh në Polin e Jugut dhe Antarktidë. Duke folur për Anadolu, Prof. Mete Tayanç, një akademik nga Universiteti Marmara në Istanbul, shpjegoi se shtresa e ozonit filtron rrezet ultravjollcë dhe lejon që gjatësitë e valëve të dukshme të kalojnë duke mbështetur kështu jetën. Në vitin 1994, Kombet e Bashkuara (OKB) përcaktuan 16 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Shtresës së Ozonit.