Lidhje


Shtëpitë muzeale në lagjet muslimane, si vulë e tabanit dhe identitetit tonë shekullor…!

Nga Muhamed Sytari 

 

Njëri prej miqve dhe shokëve të mi të mirë të fëmijërisë, kishte publikuar sot, këtë foto model të shtëpisë së vjetër të familjes së nderuar Rroji në Shkodër.Prej vitesh e kam ngritur zërin, sidomos në takime zyrtare, që institucionet e vendit, duke nisur nga qeveria e poshtë, duhet të hedhin sytë nga këto vlera të tabanit dhe të trashëgimisë sonë identitare.

Read more ...


Listë e 100 prej hoxhallarëve, intelektualëve, personaliteteve të ndryshëm dhe figurave të shquara muslimane të dënuar dhe të persekutuar nga regjimi komunist

》Hoxhë Selim Brahja – i njohur si Hoxha i Saukut vrarë në gusht 1943 nga njësiti i Çetës partizanëve të Pezës, sepse nuk pranoi të bashkëpunonte me Partinë Komuniste.


》Imam Seit Idriz Shehu nga fshati Vrajtë i Peshkopisë mbaron studimet në Prizren me Hafiz Shabanin. Ka dhënë mësim në mejtepet e xhamive dhe ka qenë imam në fshatrat: Deshat, Borovjan, Grevë dhe Zimur. Gjykohet dhe vritet me akuzën për “axhitacion e propagandë” kundër Frontit Nacional-Çlirimtar nga një gjykatë partizane e Brigadës V me komandant Shefqet Peçin më 26 gusht 1944, pa u “çliruar” akoma Shqipëria.

Read more ...


Pastrimi i parave dhe investimi i pasanikëve në shtëpi bosh i ka bërë çmimet të papërballueshme

Çmimi i shtëpive është bërë i papërballueshëm për shumicën e popullsisë, për shkak të kërkesës së lartë, teksa në anën tjetër në kontrast qëndron fakti që një pjesë e stokut të banesave janë bosh.

 

Profili i Shqipërisë për Zhvillimin Urban, Strehimi dhe Menaxhimin e Tokës, publikuar këto ditë nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën, sjell në vëmendje arsyet që e kanë bërë blerjen e një banese të papërballueshme për shumicën e popullatës.

Read more ...


Cilin drejtim po merr politika e BE për Lindjen e Mesme?

Që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, BE i mbetet besnike në plan afatgjatë zgjidhjes "me dy shtete", pavarësisht luftës aktuale mes Hamasit dhe Izraelit. BE me këtë zgjidhje ka parasysh shtetin e Izraelit nga njëra anë dhe në anën tjetër shtetin palestinez në kufijtë, që u përcaktuan në vija të trasha para më shumë se 30 vjetësh në të ashtuquajturën ujditë e Oslos.

Josep Borrell, i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të hënën (27.05. 2024) kujtoi edhe njëherë, se BE vërtet zyrtarisht i qëndron "zgjidhjes me dy shtete", por kjo zgjidhje nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe ne duhet të flasim për këtë. "Kriza humanitare në Rripin e Gazës ka tani prioritet, tha kryediplomati i BE, por "nëse ne duam një zgjidhje afatgjatë politike, duhet që të angazhohemi më shumë."

Read more ...


Dëshmia rrëqethëse, e djalit të Teme Sejkos/ “Pasi e torturuan për dhjetë orë, im atë mbaroi, e hipën në makinë, i hodhën litarin në fyt, pastaj e çuan nga Linza, i çanë dhe…”

Çdo vit, djali i vetëm i mbetur nga familja e Teme Sejkos, Rajmond Sejko, i cili prej vitesh jeton në SHBA-ës, nuk mungon të vijë edhe në qytetin e Sarandës. Në vitin 2018, ai ishte i shoqëruar edhe me djalin e tij, Teme Sejko-i riu, për të cilin thotë se ëndërronte që zoti t’i sillte në jetë një djalë dhe t’i vinte emrin e të atit, Teme Sejko. Dhe zoti ja solli dhuratën e ëndërruar, në krah të tij, kemi Teme Sejkon e ri. Teme Sejko – i riu, shprehet se është krenar për personalitetin e gjyshit të tij, emrin e të cilit trashëgon. Rajmondi tregonte ditën e internimit pas burgosjes së babait, kalvarin e vuajtjeve të familjes, që nga arrestimi dhe vrasja e vëllait të tij, si dhe vetvrasjen e nënës së tij, pas kalimit në deperesion nga mospërballimi i dhimbjes së vrasjes së të birit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG