Pikëpyetjet mbi planin e paqes për Gazën, ashtu si Putin edhe Netanyahu mund të tallet me Trumpin

Përvoja e fundit e Ukrainës dhe Rusisë, tregon se durimi i Trump me udhëheqësit që ai i konsideron miq nuk është i pafund, kur ata nuk i përmbushin pritshmëritë dhe deklaratat e tij optimiste. Por kjo përvojë sugjeron gjithashtu, se ai nuk ka gjithmonë një “plan B”, kur gjërat shkojnë keq…
Nga Joshua Keating “Vox”
Pas një fitoreje vendimtare të Aleatëve disa vite pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ëinston Churchill deklaroi se kur bëhej fjalë për shpresat për fundin e luftës, ajo nuk ishte “fillimi i fundit por ndoshta fundi i fillimit”. Ky lloj përcaktimi mbi pritshmërinë, nuk është në stilin e presidentit aktual të SHBA-së Donald Trump.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahunë Shtëpinë e Bardhë të hënën për të prezantuar një plan të ri paqeje prej 20 pikash për t’i dhënë fund luftës në Gaza, Trump e shpalli atë si “një nga ditët më të mëdha të qytetërimit”, duke pretenduar se ishte afër jo vetëm përfundimit të luftës që po vazhdon prej gati dy vjetësh,por edhe arritjes së “paqes së përjetshme” pas mijëra vjetësh konflikte në Lindjen e Mesme.
Por kjo deklaratë është ndoshta paksa e ekzagjeruar. Edhe pse për të qenë të drejtë, në njoftimin e të hënës pati disa zhvillime të rëndësishme. Netanyahu e mbështeti planin e paqes - duke thënë se “i përmbush qëllimet tona të luftës” - vetëm disa ditë pas një fjalimi sfidues në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në të cilin ai u zotua të “përfundonte punën” e eliminimit të plotë të pranisë së Hamasit në Gaza.
Nga ana tjetër, disa nga pikat që përfshihen në planin e paqes janë të njohura nga propozimet e mëparshme për armëpushim. Hamasi duhet të lirojë brenda 72 orëve të gjithë pengjet e mbetura izraelite, të gjallë dhe të vdekur. Në këmbim, Izraeli do të lironte mijëra të burgosur palestinezë. Po ashtu, forcat izraelite do të kryenin një tërheqje të organizuar drejt një perimetri sigurie rreth periferive të Rripit të Gazës. Ndihma humanitare do të rifillonte në nivelet pas armëpushimit të fundit të përkohshëm në janar të këtij viti. Hamasi do të çarmatosej dhe do të hiqte dorë nga çdo rol në qeverisjen e Gazës.
Mgjithatë ka edhe disa elementë në dukje të rinj. Ndërsa plani parashikon që Autoriteti Palestinez, i cili aktualisht qeveris Bregun Perëndimor, ta marrë pushtetin në Gaza, kjo do të ndodhë vetëm pasi të ndërmerren reforma të rëndësishme.
Gjuha e këtij plani është në përputhje me propozimin saudito-francez të paraqitur në OKB në fillim të këtij muaji. Ndërkohë, qeveria e përkohshme e Gazës do të “përbëhet nga palestinezë të kualifikuar dhe ekspertë ndërkombëtarë”, dhe do të mbikëqyret nga një “Bord i Paqes”, që dotë përfshijë ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe do të drejtohet nga vetë Trump.
Plani pohon se “askush nuk do të detyrohet të largohet nga Gaza”, një qasje që përbën një ndryshim të dukshëm, duke pasur parasysh planet e mëparshme të Trump për rajonin, edhe pse referenca në projekt për një “plan zhvillimi ekonomik të Trump”, sugjeron se nuk ka vdekur plotësisht ëndrra e një Riviere të Lindjes së Mesme.
Drafti thekson gjithashtu se “anëtarët e Hamasit që angazhohen për një bashkëjetesë paqësore dhe për çmontimin e armëve të tyre do të amnistohen” dhe do të lejohen të largohen nga Gaza, edhe pse kjo ngre pikëpyetjen se cili vend do t’i pranonte ata.
Megjithatë mosmarrëveshjet themelore që e kanë penguar paqen deri më tani - Hamasi nuk dëshiron të shpërbëjë ose të heqë dorë nga pengjet e mbetura që janë forma e tij e fundit e ndikimit; Izraeli, ose të paktën fraksionet e qeverisë izraelite, nuk do të bien dakord të tërheqin trupat dhe nuk kanë një plan të besueshëm për qeverisjen e ardhshme të Gazës - mbeten ende.
Përvoja e fundit e Ukrainës dhe Rusisë, tregon se durimi i Trump me udhëheqësit që ai i konsideron miq nuk është i pafund, kur ata nuk i përmbushin pritshmëritë dhe deklaratat etij optimiste. Por kjo përvojë sugjeron gjithashtu, se ai nuk ka gjithmonë një “plan B”, kurgjërat shkojnë keq
Plani doli në pah pas takimeve që Trump zhvilloi me udhëheqësit e disa vendeve myslimane në Nju Jork javën e kaluar, veçanërisht me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Bazuar në këto takime, Trump duket se është bindur se edhe Hamasi po kërkon paqe - ai e tha këtë të hënën - por nuk është aspak e qartë nëse grupi ka rënë dakord mbi këto kushte.
Pas konferencës për shtyp, zyrtari i lartë i Hamasit, Muhammad Mardawi, tha për Al Jazeera se plani duket se “anon nga perspektiva izraelite”, dhe se grupi do të duhet ta marrë atë me shkrim përpara se të përgjigjet zyrtarisht.
Ndërsa dy vjet luftë e kanë eleminuar pjesën më të madhe të udhëheqjes së lartë të Hamasit dhe kanë degraduar aftësitë e tij ushtarake, Hamasi mbetet ende fuqia dominuese politike dhe ushtarake në Gaza, dhe tregoi me një pritë të organizuar të hënën në Qytetin e Gazës, se është ende i aftë t’i shkaktojë humbje serioze forcave izraelite.
Pavarësisht nëse do ketë amnisti apo jo, grupi duket se nuk ka gjasa të bjerë dakord për një marrëveshje që në fakt do të kërkonte eliminimin e tij. Ndërkaq gjuha e marrëveshjes është e paqartë sa i përket afatit kohor të tërheqjes së trupave të Izraelit.
Netanyahu foli në Shtëpinë e Bardhë për një tërheqje “modeste”, dhe theksoi disa herë seIzraeli do t'i mbante trupat në Gaza për të ardhmen e parashikueshme. Dhe kjo do të jetë e papranueshme për Hamasin.
Aaron David Miller, këshilltar në disa administrata presidenciale mbi negociatat e paqes në Lindjen e Mesme, thotë se ka të ngjarë që Netanyahu të mbështetet tek mundësia që Hamasi që ta refuzojë marrëveshjen. Nëse kjo ndodh, tha Trump, “Izraeli do të ketë mbështetjen time të plotë për të përfunduar punën e zhdukjes së kërcënimit nga Hamasi”.
Ndërsa Trump e lavdëroi mikun e tij Bibi të hënën, është e qartë se kohët e fundit ka pasur disa fërkime në marrëdhëniet midis tyre. Trump shprehu publikisht pakënaqësinë e tij ndaj sulmeve ajrore të Izraelit në Katar. (Në praninë e Tump, Netanyahu i telefonoi nga Shtëpia e Bardhë Emirit të Katarit për t’i kërkuar falje).
Po ashtu, presidenti amerikan u premtoi udhëheqësve arabë se do të kundërshtonte aneksimin e Bregut Perëndimor nga Izraeli. “Nuk mendoj se Netanyahu dëshiron dhe ka luksin të përfshihet në një përplasje të madhe me Trumpin”- thotë Miller për Vox.
Nga ana tjetër, nuk duket e mundur që Netanyahu të bjerë dakord për diçka që i ngjan këtyre kushteve dhe ta mbajë në pushtet qeverinë e tij aktuale. Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, aleatët e krahut të djathtë të të cilit mund ta rrëzojnë qeverinë dhe të detyrojnë zhvillimin e zgjedhjeve të reja nëse duan, ka paraqitur kushtet e tij prej 6 pikash për mbështetjen e tij të vazhdueshme.
Ato kërkojnë mospasjen e asnjë roli për Autoritetin Palestinez, dhe përjashtimin plotësisht
të idesë së një shteti të ardhshëm palestinez. (Plani i ri i Trump thotë se sapo të reformohet Autoriteti Palestinez “mund të krijohen më në fund kushtet për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze).
A do të mundet Netanyahu të shpërfillë Smotrich dhe anëtarët e tjerë të koalicionit të krahut të djathtë? Udhëheqësit e opozitës izraelite, Yair Lapid dhe Benny Gantz, e kanë mbështetur planin dhe kanë lënë të kuptohet se do të jenë të gatshëm ta mbajnë në këmbë qeverinë e Netanyahut nëse ai e zbaton atë dhe aleatët e Smotrich i prishin marrëdhëniet me kryeministrin në shenjë proteste.
Ka shumë gjasa që Netanyahu të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të Izraelit (në vjeshtën e vitit 2026, përveçse nëse shpallen zgjedhje të parakohshme) në bazë të planit të paqes. Por që nga sulmet e 7 tetorit 2023, ka pasur pak shenja se ai është i gatshëm të braktisë aleatët e tij të ekstremit të djathtë ose ambiciet e tyre aneksioniste.
Verifikimi i realitetit: Lufta ka shumë të ngjarë të jetë larg përfundimit
“Rreziku më i madh, është që si Izraeli ashtu edhe Hamasi të thonë ‘po’ në parim, por më pas
të këmbëngulin në negocimin e çdo detaji, duke i zvarritur gjërat për muaj të tërë ndërsa lufta vazhdon”- mendon Ilan Goldenberg, ish-këshilltar i administratës Biden për Lindjen e Mesme.
Sipas tij, prioriteti për Trump është “t’i mbajë të gjithë nën presion” për të realizuar parimet thelbësore të planit: lirimin e pengjeve, tërheqjen ushtarake, rifillimin e ndihmës humanitare, përpara se palët të ngecin në debatet mbi qeverisjen e ardhshme të Gazës.Në këto bisedime, ka paralele të dukshme me negociatat e vazhdueshme mbi luftën në Ukrainë - dhe jo vetëm sepse Steve ëitkoff ka shërbyer si personi i parë i kontaktit për të dyja palët. Në gusht, Trump besonte sinqerisht se presidenti rus Vladimir Putin donte të bënte një marrëveshje paqeje me Zelenskin, pavarësisht provave të pakta se kjo mund të ishte e vërtetë.
E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Netanyahun dhe Hamasin në këtë rast. Në të dyja luftërat, Trump ka bërë premtime të guximshme dhe optimiste se paqja është afër. Po ashtu, ai pati besim të madh tek marrëdhëniet e tij personale - me Putinin në një rast; me Netanyahun dhe disa udhëheqës arabë në një tjetër - për të kapërcyer shkaqet rrënjësore që nxisin konflikte afatgjata.
Ndërsa lufta në Ukrainë ka vazhduar të jetë e ashpër dhe Putini ka refuzuar disa mundësi për kompromis, Trump ka shprehur publikisht zhgënjimin tij që udhëheqësi rus po “po më del nga fjala” dhe tani, të paktën retorikisht, është zhvendosur në një pozicion maksimalist pro-ukrainas.
Gjithsesi, ai ka qenë shumë më i ngadaltë në zbatimin e llojit të presionit ekonomik dhe ushtarak që mund ta detyrojë Putinin të bëjë kompromis. Ngjashëm, Trump mund të arrijë në përfundimin se Netanyahu po tallet me të. Në fakt, kjo duket plotësisht e mundur duke pasur parasysh uljet dhe ngritjet e fundit të marrëdhënies së tyre.
Por, a do të bëhej Trump presidenti i parë që ndoshta nga koha e George H.W.Bush, që përdor një presion të vërtetë ekonomik dhe politik për ta bindur Izraelin të ndryshojë kurs? Kjo duket më pak e mundshme. Pa atë presion, thotë Miller, “është e vështirë të imagjinohet që para fundit të vitit, të shihet një ndryshim themelor në situatën aktuale në terren”.
Për të gjitha këto arsye, të hënën mund të kemi parë një grimcë se si mund të duket fundi ikësaj lufte. Por arritja e saj, ka të ngjarë të kërkojë shumë më tepër dialog të vazhdueshëm të kombinuar me presion të vërtetë se sa kemi parë deri më tani, ose disa ndryshime dramatike politike në qeveritë e palëve të përfshira.
Dhe që të dyja, mund të vijnë shumë vonë për shumë nga pengjet e Hamasit apo për popullin e Gazës.