Lidhje


Mashtrimi me vizat amerikane, Renato Nasto në gjykatë: Kam ndihmuar qytetarët për aplikim, nuk kam shkelur ligjin

Renato Nasto, 1 nga 5 të arrestuarit dy ditë më parë për mashtrim me vizat amerikane, deklaroi para Gjykatës së Tiranës se nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ndihmuar qytetarët me aplikimet për vizat amerikane duke u marrë pagesën në përfundim të procedurave. “Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit, kam ndihmuar qytetarët që të bënin aplikimin për vizë, ata të cilët nuk kishin mundësi t’i bënin vetë, me vlerë 100-150 Euro. Nuk janë të vërteta pretendimet e Prokurorisë. Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia”, ka thënë ai para trupës gjykuese.

Read more ...


Denoncimi i rëndë i avokatit Llangozi: Një gjyqtare e Tiranës hodhi vjehrrën nga ballkoni, ngjarja u fsheh

Avokati Arben Llangozi ka bërë një deklaratë të fortë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sipas tij, një gjyqtare e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka hedhur vjehrrën nga ballkoni i pallatit në katin e 5-të.Sipas tij, gjyqtarja ka përdorur batanijen me të cilën ishte mbuluar vjehrra për të mos lënë shenja gishtash, teksa ditën e krimit, kanë qenë të dyja vetëm në banesë dhe mungonte shërbëtorja.

Read more ...


Mashtrimi me call centre: SPAK çon për gjykim pesë persona me akuzën e "grupit të strukturuar kriminal"

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, SPAK ka dërguar për gjykim për procedimin penal nr.301, të vitit 2021, me të pandehur shtetasit Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku, Erlind Cekaj.K ëta persona akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në formën e veçantë të bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Read more ...


Grip apo Covid? Virologu: JN1 mund të qarkullojë edhe në Shqipëri, ngjan shumë me gripin

Grip apo Covid? Kjo është pyetja që ka munduar jo rrallë qytetarët këtë sezon pasi klinika shumë e ngjashme ka bërë konfuz shpesh edhe mjekët. Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare sepse mungon ende sekuencimi gonomik, nënvarianti i Covid “JN1” , mund të jetë prezent edhe në Shqipëri dhe ky nënvariant, sipas virologut, Andi Koraqi, ka klinikë shumë të ngjashme me gripin. “Duke u bazuar në statistikat e vendeve fshinj ku JN1 është prezent, por nuk është dominues mund të themi që mund të jetë prezent edhe në Shqipëri. Viroologët thonë se nuk ka dallim nga klinika ndërmjet gripit dhe JN1-shit”.

Read more ...


Balliu depoziton në SPAK kallëzim penal ndaj Veliajt

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për shpërdorim detyre për taksën e shkollës.Balliu theksoi se paratë që do të shkonin për investime në kopshte dhe shkolla kanë shkuar te inceneratori. “Po bëhet 9 vite me këtë taksë. Me këtë taksë supozohej të paguheshin për shkolla të reja. Veliaj deklaron se do të ndërtojë shkolla dhe asgjë ska bërë. Paratë e taksës së infrastrukturës së shkollës kanë shkuar te inceneratori i Tiranës. Ka shkolla që janë ndërtuar me këtë taksë, por një pjesë tjetër ka shkuar për inceneratorin dhe te xhepi i Velijat.

Read more ...

XS
SM
MD
LG