Lidhje


43% e femrave shqiptare në moshë ripordhuese nuk janë bërë ende nëna

Shqipëria po përballet me një rënie të ndjeshme të numrit të lindjeve, sipas të dhënave të fundit të censit të popullsisë të realizuar në vitin 2023.
Sipas këtyre rezultateve, në vendin tonë jetojnë rreth 510 mijë femra në moshë riprodhimi (15-49 vjeçe), por gati 43% e tyre nuk kanë lindur akoma fëmijën e parë. Femrat në moshën deri në 30 vjeçare përbëjnë grupin më të madh të atyre që nuk kanë bërë fëmijë.
Detajet e ndara sipas grupmoshave janë si vijon:

Read more ...


“SPAK të nisë sa më parë hetimet”- PD: Institucionet të marrin masa për sigurimin e 800 tonë mbetje toksike po kthehen në Shqipëri! Qeveria përpiqet ta hedhë fajin…

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Fjoralba Dizdari, në një deklaratë për media, ka kërkuar qe institucionet të marrin masa për mbetjet toksike që po kthehen në Shqipëri.Ajo u shpreh se qeveria nuk u përgjigjet pyetjeve të opozitës dhe opinionit publik lidhur me çështjen, ndërsa akuzon se “segmente të caktuara të administratës shtetërore po përpiqen, të shpërqendrojnë vëmendjen, jo vetëm të publikut të gjerë duke e hedhur fajin sa brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që në arenën ndërkombëtare po akuzohet Shqipëria”.

Read more ...


Gruaja e Nikulajt flet për Daily Mail: Ardiani iu pagoi dhe drekën!

Pas më shumë se një vit nga vrasja e bashkëshortit, Ardianit, Vera Nikulaj ka thyer heshtjen.Për herë të parë, ajo ka folur për gazetarin Tom Kelly, editor i investigimeve në Daily Mail, i cili ka udhëtuar drejt Shëngjinit.Në shkrimin e Daily Mail, thuhet se familja e Ardianit pranoi të flasë vetëm pak ditë para vendimit të ekstradimit të kësaj të marte në gjykatën e Londrës.Bashkëshortja e Ardianit me detaje ka treguar se si familja e saj mikpritën në hotelin e sapo inauguruar si miq grupin e vëzhgimit të britanikëve, të cilët ndihmuan vrasësin.

Read more ...


Kontaktonte me faqe eskortash/ Çfarë u gjet në telefonin e autorit, vrau babanë dhe e hodhi në pus! Dyshohet se kishte bashkëpunëtorë

Hetimet për ngjarjen horror në Shënavlash po shtrihen dhe për bashkëpunëtorë të mundshëm të 30 vjeçarit.Kthesë për hetimin bëri kasaforta e thyer që u gjet jashtë banesës ku jetonte viktima Enver Balla me bashkëshorten e tij ( njerkën e autorit pasi nëna i kishte vdekur vite më parë), si dhe autori me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.Kasaforta e thyer dhe mungesa e kursimeve të familjes orientoi policinë drejt një krimi të mundshëm në familje.Dyshimet u vërtetuan kur u zbulua se mesazhi i dërguar djalit në emigracion ku i shkruhej se babai kishte nisur jetë të re me një grua dhe të mos e kërkonin ishte dërguar nga vetë 30 vjeçari Esmerald Balla nga një adrese false që ai kishte hapur pikërisht për këtë qellim.

Read more ...


Shënavlashi, i denjë për skenarë filmash! 2 makabritete të ngjashme brenda vitit/Çfarë po ndodh me periferinë e qytetit bregdetar?!

Brenda 7 muajve, dy ngjarje të rënda në fshatin Shënavlash të Durrësit.Më 23 shkurt të këtij viti, i bujshëm ishte rasti i Pëllumb Metës, 49 vjeçarit i cili u vra nga 3 fëmijët e tij. Sot policia zbardhi një tjetër krim në familje, ku 30 vjeçari Esmerald Balla i mori jetën babait të tij 62 vjeçar Enver Balla. Përpos vendit, “skenari” i zhdukjes së trupit të pajetë është element i përbashkët tek të dyja ngjarjet. Pëllumb Meta u denoncua i zhdukur mbrëmjen e 13 Shkurtit, ndërsa dyshohet se u vra disa ditë më parë. Tre fëmijët në bashkëpunim me njëri-tjetrin e vranë dhe groposën atë te kasollja pranë shtëpisë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG