Lidhje


Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë për Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t në detyrim paraqitje

 

Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe lë në fuqi dy masat e Apelit të GJKKO-së për dy të pandehurit e tjerë, Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha.

 

Masa ndaj ish-zyrtares së pandehur nga SPAK është kthyer në detyrim paraqitjeje dhe mosdalje nga shteti, duke iu sekuestruar pasaporta.

 

Më herët Karçanaj ka qenë me masën arrest shtëpiak të vendosur nga dy shkallët e GJKKO-së, por pas rekursit të palës mbrojtëse u pranua ndryshimi vetëm për ish-drejtoreshën dhe urdhërohet të paraqitet në Policinë Gjyqësore çdo të martë të parë dhe të tretë të muajit.

XS
SM
MD
LG