Në garë me veten, Berisha i kërkon Celibashit 100 dhoma të fshehta votimi, rivalët që u përjashtuan nga gara e akuzojnë për zgjedhje farsë
Sali Berisha po bëhet gati të sfidojë veten. Pasi i mbylli derën me procedure çdo rivali, po përgatitet për Referendum. Më 23 maj në PD nuk ka zgjedhje por ka votime, ndaj selia blu i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta ndihmoje me materiale zgjedhore.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga disponon shkresën që me emër të Partisë Demokratike, sekretari organizativ Ervin Minarolli ka depozituar në KQZ, ku kërkon 30 kuti votimi, 700 vula dhe 100 dhoma të fshehta që vota e demokratëve të jetë sekret.
Një kërkesë në dukje absurde, pasi me fletën e votimit demokratët do kenë vetëm një emër, atë të Sali Berishës.
Zërat që nuk u lejuan të futen në garë, sulmojnë Berishën me kartën e tij, duke e akuzuar për zgjedhje farsë dhe goditjen e procesit në gjykatë. Këtë të enjte u zbulua edhe relatorja që duhet t’i japë zgjidhje sherrit të demokratëve për karrigen e kryetarit. Me short u caktua se padia e Mereme Selës do jetë në duart e gjyqtares Suela Xhani.
Mjekja që kërkoi të sfidojë doktorin i kërkon ndihmë drejtësisë t’i ndalojë Berishës rikandidimin, pasi statuti që vetë shkroi nuk e lejon të rizgjidhet sepse ka humbur betejën elektorale të 2025./tch