Lidhje


“Rama ka ndërtuar Romën e tij të kullave”- Protestuesi akuza Ramës: Ka 13 vjet që na gënjen dhe do që të na përzësh, ne nuk largohemi nga sheshi!

Fjalimet në protestën para Kryeministrisë kanë qenë të larmishme edhe sot, me përfaqësim nga të gjitha trojet shqiptare dhe shtresat. Një prej protestuesve ka marrë fjalën duke ironizuar deklaratat e kreut të qeverisë dhe duke vënë në dukje degradimin e jetesës në vend gjatë 13 viteve të fundit.

 

Me nota revolte, ai ka pyetur publikisht kryeministrin se ku është “Roma” që ai premtoi, duke e cilësuar modelin aktual si një sistem që u shërben vetëm oligarkëve dhe ndërtimeve të larta, duke bërë sarkazëm për kreun e mazhorancës.

 

“Roma nuk bëhet për një ditë, kanë kaluar 13 vite, cila është Roma jote? Është Roma e kullave të shokëve të tu! Ti do të na përzësh neve dhe të ndërtosh Romën tënde, mos e falni motra e vëllezër shqiptarë,” u shpreh ai.

 

Në fund ai u bëri thirrje shqiptarëve për qëndresë.

 

“Sheshi nuk do të boshatiset në shenjë solidariteti me të gjithë ata që janë detyruar të emigrojnë. Për çdo shqiptar që u detyrua të ikë, ne nuk ikim nga ky shesh!”, ishte premtimi i tij që u prit me duartrokitje të forta nga mijëra të pranishmit. / tpz

XS
SM
MD
LG