Lidhje


Prapaskenat/ Çfarë e shokoi kancelarin Merz në telefonatën me Trump

Në të gjitha rrëfimet pas telefonatës midis liderëve evropianëve dhe Donald Trump përmendet një fjalë: “Kancelari gjerman Friedrich Merz ishte i shokuar”. Çfarë ndodhi në atë takim, në të cilin morën pjesë edhe Giorgia Meloni, Emmanuel Macron, Donald Tusk dhe Keir Starmer dhe që pasoi bisedën telefonike dyorëshe midis Trump dhe Putin dhe si shkoi në të vërtetë diskutimi, këtë e dinë vetëm udhëheqësit.

 

Por përfundimet që ka nxjerrë Gjermania janë të qarta: Putini nuk do t’i ndalë luftimet dhe Trump nuk do të mbështesë sanksione të reja, ato që Merz kishte kërkuar në Kiev së bashku me Zelenskyn, nëse Kremlini nuk do të pranonte negociatat e paqes. Telefonata midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit u quajt në Berlin menjëherë si “shfaqja e fytyrës së Trump”. Në të vërtetë (edhe pse jo formalisht), Trump është gati të braktisë Ukrainën.

 

Wall Street Journal ishte e para që e shkroi këtë, dhe pak më vonë shtypi gjerman e konfirmoi. Trump thuhet se u tha evropianëve se Putini nuk dëshiron t’i japë fund luftës pasi ai ndihet i sigurt për fitoren. Një zyrtar i lartë gjerman që ishte i pranishëm gjatë telefonatës (apo që i ka lexuar transkriptet) i tha Politico: “Duket sikur Putinit i duhet më shumë kohë për të luftuar dhe Trump po e ndihmon ta marrë këtë”.

 

Në këtë pikë, ka ardhur një ndryshim i politikës gjermane. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha në një intervistë për FAZ, se “Putini nuk dëshiron ende paqe”. Edhe retorika e Friedrich Merz ka ndryshuar gjithashtu brenda pak ditësh: “Nuk kemi iluzione. Nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë”, tha ai në Vilnius, ku kishte vizituar Brigadën e 45-të të Blinduar, e para e vendosur jashtë territorit gjerman. “Është një proces që sapo ka filluar”, thotë kancelari, “i cili mund të zgjasë me javë, ndoshta edhe me muaj”.

 

Friedrich Merz po mëson se çfarë do të thotë të japësh ultimatume dhe të bësh premtime si kryetar qeverie, pa qenë në gjendje t’i mbash ato. 18 sanksionet evropiane të paralajmëruara u bllokuan nga Trump dhe Kancelari i ri gjerman e gjen veten në pozitë të vështirë.

 

Nga ana tjetër, ekziston serioziteti maksimal në lidhje me angazhimin gjerman. “Jemi të gatshëm të bëjmë më shumë, nëse është e nevojshme. Më shumë presion mbi Rusinë dhe më shumë ndihmë për Ukrainën. Financimi nuk do të jetë problem”, – tha Merz. Pistorius hodhi hipotezën edhe për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ndërsa synonte rritjen e personelit të ushtrisë. “Nëse vjen koha kur të kemi një kapacitet më të madh sesa regjistrimet vullnetare, atëherë mund të vendosim të vazhdojmë në një mënyrë të detyrueshme” – tha ai.

 

Parashikimet për atë që po ndodh në terren në Ukrainë janë të zymta. Një ekspert ushtarak i respektuar, Nico Lange, ish-nënsekretar i Mbrojtjes i CDU-së, është i bindur se Putini “nuk kërkoi kurrë një armëpushim, por e përdori këtë kohë vetëm për të krijuar mundësi të reja ushtarake” dhe se ofensiva tokësore ka filluar tashmë. Përveç 4 territoreve të aneksuara Moska “do të përpiqet të përparojë në tre rajone të tjera, Sumy, Kharkiv dhe Dnipropetrovsk për të krijuar probleme të reja për negociatat”. Kështu bëhen 7 rajone të diskutueshme, jo më 4.

 

Megjithatë, gjëja më e rëndësishme për gjermanët dhe evropianët është t’i mbajnë amerikanët të varur. Që nga ditët e para në detyrë, Merz ka ndjekur një qasje të butë, duke u përpjekur paksa të kopjojë atë të britanikut Starmer, për të parashikuar kërkesat e mundshme të SHBA-së dhe për t’i “thënë faleminderit”. Ai dëshiron të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, ku ndoshta do të pritet pas rreth 10 ditësh. Por telefonata për Ukrainën e ngriu, e “tronditi” dhe kjo ndodhi shumë kohë përpara tarifave prej 50% mbi produktet e BE-së.

 

Në qarqet e NATO-s dihet se ndihma amerikane duhet të zgjasë deri në verë, dhe pastaj, nëse republikanët në Senat nuk rebelohen, do të jetë radha e Evropës, dhe para së gjithash e Gjermanisë. Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ndarjen e inteligjencës dhe mbështetjen e satelitëve Starlink, Evropa duhet të jetë në gjendje të mbështesë Ukrainën. Sigurisht, me Trumpin çdo gjë është e mundur, madje edhe që pasi i ktheu shpinën Ukrainës, ai bën një piruetë anti-Kremlin. Por, siç thotë një diplomat gjerman, ajo që po shohim tani ishte skenari më i keq: “dhe për fat të keq duket se po bëhet realitet”.


Skandal në Itali! Arrestohet kryebashkiaku mjek, abuzonte seksualisht me pacientet

Një rast tronditës është zbardhur nga autoritetet policore në Milano, ku gastroenterologu dhe njëherësh kryebashkiaku i Rivolta d’Adda (Kremona), 70-vjeçari Giovanni Sgroi, është vendosur në arrest shtëpiak, pasi akuzohet për dhunë seksuale të rënduar ndaj katër pacienteve.

 

Hetimet janë zhvilluar nga karabinierët dhe janë koordinuar nga Prokuroria e Milanos, pas një denoncimi të bërë në maj 2024 nga një paciente 24-vjeçare. Gjatë hetimeve, përmes përgjimeve telefonike, analizave mjeko-ligjore dhe kërkimeve të tjera, janë identifikuar edhe tre viktima të tjera, të moshave 34, 36 dhe 43 vjeç.

 

Abuzime gjatë kontrolleve mjekësore

Sipas rindërtimit të bërë nga prokurorja Letizia Mannella dhe kolegia e saj Alessia Menegazzo, abuzimet dyshohet se kanë ndodhur gjatë ekzaminimeve me ultratinguj të barkut në Qendrën Mjekësore Specialiste Pozzuolo Martesana, një strukturë private ku Sgroi ushtronte aktivitetin dhe mbante postin e drejtorit mjekësor.

 

Sipas dosjes hetimore, mjeku dyshohet se shfrytëzonte pozitën e tij për të kryer veprime me natyrë seksuale, duke e kthyer aktin mjekësor në një mjet për të cënuar integritetin fizik dhe psikologjik të pacienteve. Ai përdorte një “modus operandi” të përsëritur, ku përziente pyetje profesionale me pyetje personale pa asnjë bazë mjekësore, dhe në mënyrë të papritur kryente akte të papranueshme ndaj pacienteve.


9 nga 10 fëmijët e një mjeku v.riten në s.ulmet e fundit të I.zraelit në Gaza

Trupat e 79 personave të vrarë nga sulmet izraelite janë sjellë në spitale gjatë 24 orëve të fundit, tha të shtunën Ministria e Shëndetësisë e Gazës një numër që nuk përfshin spitalet në veriun e goditur që tha se tani janë të paarritshme.

 

Midis të vdekurve gjatë ditës së kaluar në ofensivën e ripërtërirë ushtarake të Izraelit përfshihen nëntë nga 10 fëmijët e një mjeku, thanë kolegët e tmerruar dhe Ministria e Shëndetësisë.

Read more ...


Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë – pa I.zraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se pret që në edicionin e ardhshëm në Vjenë në vitin 2026 “nuk do të ketë”.

 
Johannes Piech, i njohur më mirë si JJ, fitoi me diferencë të ngushtë çmimin “Mikrofoni i Kristalit”, sepse deri në momentin e fundit dukej se votat e publikut i jepnin përfaqësuesit izraelit Yuval Rafael një avantazh drastik.

Read more ...


Vriten dy pjesëtarë të stafit të ambasadës i.zraelite këtë mëngjes në SHBA

Dy persona që punonin në Ambasadën e Izraelit në Washington të SHBA-së u vranë në një sulm të armatosur.  Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem në një deklaratë në llogarinë e saj në X tha se dy punonjës të ambasadës u vranë "pa kuptim" pranë Muzeut Hebraik në Washington.

 

Duke deklaruar se ngjarja po hetohet, Noem tha: "Ne do ta sjellim para drejtësisë këtë autor imoral". Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) të SHBA-së, Kash Patel në një deklaratë në X tha se sulmi me armë ndodhi pranë Zyrës Terrenore të FBI-së në Washington.

Read more ...

XS
SM
MD
LG