Lidhje


Tuneli nën ujë që do të lidhë dy kontinente, një ëndërr 40-vjeçare që do të bëhet realitet për Kupën e Botës

Pas dekadash pritjeje, ideja për të kaluar nga Maroku në Spanjë me makinë po rikthehet në qendër të vëmendjes. Projekti i shumëpërfolur i tunelit nën ngushticën e Gjibraltarit, i njohur si "Enlace Fijo", u zyrtarizua mbi 40 vite më parë, por kishte mbetur i pezulluar për shkak të krizave politike dhe mungesës së vullnetit të përbashkët. Sot, me Kupën e Botës 2030 që do të organizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, është ringjallur shpresa për të bërë realitet këtë projekt ambicioz.

 

Që në fillim, u morën në konsideratë disa mundësi, si ura të fiksuara mbi shtylla apo lundruese dhe lloje të ndryshme tunelesh. Por në vitet '90 u konkludua se tuneli i gërmuar ishte alternativa më e mirë. Ai ka ndikim minimal në qarkullimin detar, është më i lirë për t’u ndërtuar dhe teknologjia e sotme e bën realizimin më të mundshëm se kurrë, shkruan A2 CNN.

 

Ky projekt nisi të formësohej për herë të parë në vitin 1869, por ngeci për dekada me radhë. Në vitin 1979, pas nënshkrimit të një deklarate të përbashkët midis mbretërve Juan Carlos I dhe Hassan II, projekti mori frymë të re, shkruan A2. U krijuan dy shoqëri, njëra spanjolle (SECEFSA) dhe tjetra marokene (SNED), të cilat edhe sot vazhdojnë punën për ta çuar përpara ndërtimin e tunelit.

 

Nëse gjithçka ecën sipas planit, ky tunel mund të bëhet një simbol i ri i bashkëpunimit ndërkontinental dhe një nga veprat më të mëdha inxhinierike të kohës sonë. /A2 Televizion


STAMBOLLI NË KËMBË PËR GAZAN

Fondacioni Humanitar për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore (İHH) organizoi një marshim proteste për të dënuar sulmet e Izraelit ndaj Gazës dhe për të treguar mbështetje ndaj popullit palestinez, me moton “Gaza po vdes, ngrihuni!”.
 
 
Kryetari i përgjithshëm i İHH-së, Bülent Yıldırım, gjatë fjalimit të tij theksoi se kryeministri izraelit Netanyahu, duke u mbështetur te Trump, theu marrëveshjet dhe kreu masakra. Ai tha se Izraeli kupton vetëm gjuhën e forcës dhe se siç u çlirua Shami, tani është radha e Kudsit (Jeruzalemit).
 
 
Ai akuzoi Izraelin për vrasje të grave, fëmijëve, gazetarëve dhe për bombardimin e spitaleve, duke sfiduar mbarë botën dhe duke u përpjekur të manipulojë opinionin publik me politikën e “normalizimit”.
 
 
Sipas Yıldırım-it, popujt nuk i duan as Izraelin, as Trumpin, as shtypësit – dhe as ne nuk i duam.
 
 
Ai deklaroi se është dita e zemërimit, dita e zemërimit të fëmijëve të gjymtuar nga lufta, dhe paralajmëroi se protestat do të shtohen. Ai bëri thirrje për një vetëdije globale dhe për një lëvizje ndërkombëtare për pavarësi, duke pohuar se sionizmi do të dështojë në Amerikë, në Evropë, në Turqi dhe kudo në botë.
 
 
“Rroftë liria e popujve,” – tha ai, duke shtuar se protestat do të vazhdojnë në të gjitha qytetet dhe se Izraelit do t’i thuhet: “Po vijmë, dhe këtë herë me lejen e Allahut do të jetë fundi yt.”


Erdogan njofton Sharan: Turqia mbështet stabilitetin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Sirisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i ka thënë sot homologut të tij sirian Ahmad al-Sharaa se Ankaraja do t'i vazhdojë përpjekjet e saj diplomatike për t'i hequr sanksionet ndërkombëtare ndaj Sirisë. Erdoğan dhe Sharaa u takuan në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalya (FDA).

 

“Gjatë takimit, presidenti Erdoğan deklaroi se Turqisë mirëpret faktin që atyre që duan të ndodhë përsëri kaos në Siri nuk u jepet mundësia dhe tha se vitet e ardhshme do të jenë vite të stabilitetit, prosperitetit dhe paqes në Siri”, thuhet në një komunikatë nga Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.

Read more ...


8.300 punonjës të teknologjisë u larguan nga Izraeli që nga lufta e Gazës

Industria izraelite e teknologjisë së lartë pësoi rënie të numrit të punonjësve, me rreth 5 mijë punonjës të larguar nga industria vetëm në vitin 2024, duke shënuar herën e parë në të paktën një dekadë.

Deri në 8.300 punonjës në fushën e teknologjisë janë larguar nga Izraeli që nga fillimi i luftës shkatërruese izraelite në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023, transmeton Anadolu.

 

Sipas një raporti nga Autoriteti i Inovacionit të Izraelit, 8.300 punonjës të teknologjisë u larguan nga vendi në periudhën midis tetorit të vitit 2023 dhe korrikut të vitit 2024, duke përfaqësuar 2.1 për qind të të gjithë fuqisë punëtore në sektorin e teknologjisë në Izrael.

Sipas raportit, industria izraelite e teknologjisë së lartë pësoi rënie të numrit të punonjësve, me rreth 5 mijë punonjës të larguar nga industria vetëm në vitin 2024, duke shënuar herën e parë në të paktën një dekadë.

 

Shifrat treguan se numri i përgjithshëm i punonjësve në teknologjinë e lartë në Izrael ra në 390.847 në vitin 2024, me 1.2 për qind më pak nga viti 2023, që konfirmon largimin e 5 mijë punonjësve të teknologjisë.

Sipas raportit, më shumë se gjysma e fuqisë punëtore në kompanitë izraelite të teknologjisë së lartë aktualisht është jashtë vendit, respektivisht me 440 mijë punonjës jashtë vendit, krahasuar me 400 mijë në Izrael.

 

"Raporti i punësimit të teknologjisë së lartë thekson nevojën për investime të vazhdueshme të fokusuar në industri, e cila është motori kryesor i rritjes së ekonomisë izraelite", tha Dror Bin, shefi ekzekutiv i Autoritetit të Inovacionit të Izraelit.

Bin bëri thirrje për marrjen e masave politike për të lejuar kthimin e punonjësve të teknologjisë në Izrael.

 

Më parë, raportet e mediave izraelite sugjeruan se shumë izraelitë janë larguar nga vendi pas luftës izraelite në Gaza dhe pasojave të saj në ekonominë dhe sigurinë në Izrael. Të paktën 50.800 palestinezë janë vrarë në Gaza në sulmet brutale izraelite që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

 

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Për luftën në enklavë, Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

 


Panik si gjatë kohës së Covid-19 – amerikanët po grumbullojnë ushqime bazë shkaku i tarifave të Trumpit

Duke shtyrë një karrocë blerjesh në korridorin e një supermarketit, Walmart, Thomas Jennings, 53 vjeç, mbushi karrocën me lëngje, erëza dhe gjithçka që mundi të mendonte.

“Po blej dyfish të gjithçkaje – fasule, produkte të konservuara, miell, gjithçka”, tha ai.

 

Strategjia e tij është të mbledhë sa më shumë të mundet para se të hyjë në fuqi raundi i fundit i taksave të importit të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Më herët, në Costco (COST.O), Jennings bleu miell, sheqer dhe ujë me shumicë. “Po vjen një recesion dhe po përgatitem për më të keqen”, tha ai.

 

Si shumë blerës të tjerë në SHBA, Jennings beson se çmimet e shitjeve do të rriten së shpejti për shkak të taksave të Trumpit.

The Tax Foundation, grup kërkimor jopartiak dhe jofitimprurës, tha se tarifat e reja do t’u kushtojnë amerikanëve 3.1 trilionë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme, që do të përbëjë një rritje taksash prej rreth 2100 dollarësh për çdo familje vetëm në vitin 2025.

 

Edhe pse shumë blerës po ndjekin një qasje “prit dhe shiko”, disa kanë frikë se çdo panik do të shkaktojë një frikë akumulimi që do të intensifikohet nga pritshmëritë për inflacion edhe më të keq, shkruan reuters.

Manish Kapoor, themelues i GCG, një kompani menaxhimi të zinxhirëve të furnizimit jashtë Los Anxhelos, tha se tarifat po zgjojnë frikërat për raftet bosh të dyqaneve që janë përballur gjatë pandemisë, kur ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit çuan në mungesë produktesh dhe inflacion.

 

“Ne e pamë këtë gjatë COVID-19, kur të gjithë panikisht shkuan dhe morën gjithçka që kishte në raftet e dyqaneve, pavarësisht nëse kishin nevojë apo jo”, tha Kapoor dhe shtoi se “ende nuk ka arritur në atë nivel, por njerëzit janë të shqetësuar se çmimi (i mallrave) do të rritet dhe, e dini, le të akumulojmë”.

Ndryshe, Walmart dhe Costco nuk u përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. 

XS
SM
MD
LG