Lidhje


Shuhet aktori Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare

Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një prej emrave më të dashur dhe të vlerësuar të skenës dhe ekranit.

Lajmin e hidhur e bën të ditur aktori Mevlan Shanaj.

 

“Ka ikur Birçe Hasko. Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare. Iku labi Birçe Hasko. Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit. Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit. Lamtumirë mik bashkëpunëtor”, shkruan ai në rrjetet sociale.

“Ka ikur Birçe Hasko. Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare. Iku labi Birçe Hasko. Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit. Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit. Lamtumirë mik bashkëpunëtor”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Hasko njihej për interpretimet e tij të spikatura, ku solli me mjeshtëri karakterin “popullor” të jugut, duke e bërë atë të paharrueshëm për publikun shqiptar.

Ai lindi në fshatin Dukat, në rrethin e Vlorës, më 15 mars 1942. Në vitin 1961 përfundoi shkollën e mesme pedagogjike “Jani Minga”. Pas përfundimit të saj, punoi për disa vite si mësues dhe drejtor shkolle në fshatrat Amanikaj, Nivicë të rrethit të Tepelenës dhe Poro të rrethit të Vlorës, deri në vitin 1965.

 

Më pas ndoqi studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (1965-1969). Pas diplomimit, nga viti 1969 e në vijim, ai u angazhua si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve, ku më vonë shërbeu edhe si dekan i Fakultetit të Artit Skenik në periudhën 1989-1994.

Në skenë dhe ekran, Hasko u dallua veçanërisht në role të karakterit komik dhe popullor.

 

Në teatër interpretoi figura si Milo Tafani në komedinë “Shi në plazh” (1983) nga Teodor Laço, Abaz Kola në “Shtëpia me dy porta” (1984) nga Ruzhdi Pulaha, si dhe Shazo në “Familja e peshkatarit” (1984) nga Sulejman Pitarka.

Ai njihej për një natyrë të veçantë interpretuese, ku elementët komikë dhe “fshatarakë” të karaktereve i kthente në pjesë të stilit të tij artistik, duke krijuar një mënyrë loje origjinale dhe të vështirë për t’u përsëritur. Individualiteti i tij u formësua veçanërisht në kinematografi, ku në role dytësore ndërtonte tipa të gjallë, me origjinalitet plastik dhe shprehje të fortë skenike.

 

“Kur zbardhi një ditë” (1970) – Sulo ballisti
“Malet me blerim mbuluar” (1971) – Osmani
“Njeriu me top” (1977) – Tosun Baçi
“Koncert në vitin 1936” – Tellalli
“Radiostacioni” (1979) – Mete Aliu
“Dhe vjen një ditë” (1986) – Dajë Alushi
“Përrallë nga e kaluara” (1987) – plaku i sertë
“Shkëlqim i përkohshëm” (1988) – babai i Danes (për të cilin fitoi Çmimin e Dytë në Festivalin e Filmit)
“I dashur armik” (2005) – tregtari çifut

 

Loja e tij karakterizohej nga humori i çlirët dhe spontan, ndërtimi i karaktereve të gjalla dhe autentike, mimika shprehëse dhe një ndjenjë e fortë ritmi në interpretim. Përdorimi i të folurit konkret, shpesh me elemente të dialektit të Labërisë, dhe mënyra e veçantë e komunikimit skenik i jepnin roleve të tij një identitet të dallueshëm artistik.

Përveç interpretimit, ai ka dhënë një kontribut të gjerë si pedagog, duke përgatitur studentë për aktorë dhe duke vënë në skenë shumë fragmente dhe 18 vepra dramatike të plota. Më 13 nëntor 1989 iu dha titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1995 mori titullin universitar “Profesor”, ndërsa më vonë u nderua edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.


Don Jr martohet në një ceremoni sekrete në Bahamas, CNN: Donald Trump nuk do të marrë pjesë në dasmën e djalit të madh

Donald Trump Jr. do t’i japë fund beqarisë këtë fundjavë, teksa pritet të martohet me socialiten e njohur të Palm Beach, Bettina Anderson, në një ceremoni private dhe luksoze në një ishull të vogël në Bahamas. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e ka marrë mungesa e babait të tij, Donald Trump, i cili konfirmoi publikisht se nuk do të marrë pjesë në dasmën e të birit.

 

Sipas mediave amerikane, ceremonia është organizuar në mënyrë tepër diskrete, me më pak se 50 të ftuar, ku do të marrin pjesë vetëm familjarët më të afërt dhe miqtë më të ngushtë të çiftit. Burime pranë organizimit bëjnë me dije se Don Jr dhe Bettina Anderson kishin kërkuar që detajet e eventit të mos dilnin në media për të shmangur vëmendjen publike dhe masat e forta të sigurisë që do të sillte prania e presidentit amerikan.

Read more ...


“Bashkëshorti im është diagnostikuar me kancer”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen, letër Trump-it: Largohem nga jeta publike

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Tulsi Gabbard, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen në fund të qershorit 2026, duke u tërhequr nga posti i saj për arsye familjare.

 

Në një letër drejtuar Presidentit Donald Trump, Gabbard shpjegon se bashkëshorti i saj, Abraham, është diagnostikuar me një formë shumë të rrallë të kancerit të kockave, duke e detyruar atë të largohet nga jeta publike.

Read more ...


Italia kërkon veprim të shpejtë të BE-së për sanksione ndaj ministrit izraelit

 

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha të premten se është në kontakt me të gjithë ministrat e jashtëm të BE-së mbi sanksionet e mundshme kundër ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, mes diskutimeve brenda bllokut se si t'i përgjigjet keqtrajtimit të tij ndaj aktivistëve të flotiljes së ndihmës për në Gaza, transmeton Anadolu.

Read more ...

XS
SM
MD
LG