Rusia thotë se Ukraina e ka sulmuar Krimenë me raketa Storm Shadow
Autoritetet në Krimenë e pushtuar nga Rusia thanë se Ukraina ka sulmuar qytetin-port të Sevastopolit me raketa Storm Shadow, teksa zyrtarët ukrainas raportuan sulme me dronë rusë në disa rajone.
Mikhail Razvozhayev, guvernatori i instaluar nga Rusia në Gadishullin e aneksuar të Krimesë, shkroi në Telegram më 27 maj se forcat ushtarake dhe njësitë mobile të zjarrit kaluan natën duke zmbrapsur një kombinim sulmesh me dronë dhe raketa.