Rusia "e tronditur" nga sulmi izraelit ndaj kampit të tendave në Rafah
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka shprehur tronditje për sulmin ajror izraelit të së dielës, që shkaktoi një zjarr dhe vrau 45 njerëz në Rafah në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.Sulmi ndodhi pranë bazës logjistike të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Tal al-Sultan.
"Për çdo person normal, ky informacion, i konfirmuar nga faktet dhe pamjet, shkakton vetëm një reagim, tronditje", tha Zakharova në përgjigje të një pyetjeje nga Anadolu gjatë një konference për media në Moskë.