"Baba unë jam bërë musliman": Alexander Litvinenko, spiuni rus që vdiq i helmuar nga Putin

Kanë kaluar 18 vjet (23/11/2006) që kur ish-spiuni rus Alexander Litvinenko vdiq nga helmimi radioaktiv në Londër.
Aleksandri u largua nga Rusia në vitin 2000 dhe kërkoi azil politik në MB. Ai shkroi një libër "Shpërthimi i Rusisë: Terrori nga Brenda", ku përshkruan bombardimet e apartamenteve ruse të vitit 1999 si një operacion të rremë që u drejtua nga Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse për të justifikuar luftën kundër Çeçenisë dhe për të sjellë Vladimir Putinin në pushtet.