Lidhje


Pogradec, pronari i lokalit ndalon nxënësit: “Më mirë një lokal bosh sesa një shkollë bosh”

Një pronar lokali në Pogradec ka marrë një vendim të pazakontë për një biznes, duke ndaluar hyrjen e personave nën 18 vjeç. Armand Hoxha, pronari i kafenesë që ndodhet ngjitur me gjimnazin e qytetit, thotë se kjo është një formë sensibilizimi për të mbrojtur nxënësit dhe për t’i mbajtur ata në shkollë.

 

“Çdo klient përkthehet në të ardhura, por për ne është më mirë të kemi një lokal bosh sesa një shkollë bosh. Po japim një mesazh edhe për pronarët e tjerë të cilët janë vetë prindër”, shprehet Hoxha.

Read more ...


Historiani italian: Duhet të garantojmë një shtet për palestinezët, Islami një element i qytetërimit tonë

Nga Francesca Schianchi “La Stampa”

 

“Për ideologjinë e MAGA-s, Charlie Kirk është një martir që e çimenton solidaritetin e shokëve të tij”. Pas funeralit të aktivistit të ri konservator në Arizona të SHBA-së, historiani italian Franco Cardini përpiqet të eksplorojë temat e urrejtjes, dhunës, madje edhe dashurisë dhe faljes në gjuhën e politikës aktuale.I rritur në gjirin e të djathtës, me një aktivizëm të gjatë në Lëvizjen Sociale Italiane që përfundoi në vitin 1965, “katolik, socialist dhe pro-evropian” sipas vetëpërshkrimit, Cardini sheh tek lëvizja e drejtuar nga Donald Trump “një tension të fortë, jo-racional që kufizohet me misticizmin”.

Read more ...


Piloti i F1, Lewis Hamilton kritikon gj.enocidin në Gaza dhe i bën thirrje publikut të ndihmojë

Kampioni i shtatëfishtë i botës në Formula 1, Lewis Hamilton ka folur për krizën në Gaza, pas klasifikimit të situatës si gjenocid nga një komision i OKB-së, duke theksuar se komuniteti global nuk mund të qëndrojë duarkryq përballë mizorive të tilla të vazhdueshme,

 

Në një seri postimesh, piloti 40-vjeçar britanik kritikoi përshkallëzimin e krizës humanitare, duke thënë: "Në dy vitet e fundit, më shumë se 10 për qind e popullsisë është vrarë ose plagosur, përfshirë dhjetëra mijëra fëmijë dhe ky numër vetëm vazhdon të rritet".

Read more ...


Pakistani/Koha që vendet myslimane të bashkohen kundër 'shtetit mashtrues' të I.zraelit

Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit ka kritikuar sulmet izraelite ndaj Katarit, duke u kërkuar kombeve myslimane të shfrytëzojnë "fuqinë ekonomike" kundër "shtetit mashtrues" të Izraelit, duke shtuar se paqësimi ndaj Tel Avivit është një politikë e gabuar.

 

"Koha që vendet myslimane të bashkohen kundër Izraelit, një shteti mashtrues. Axhenda është të merren në mënyrë gjithëpërfshirëse me botën myslimane dhe të neutralizojnë çdo fuqi ekonomike që kanë. Të mendosh se të jesh i butë ndaj Izraelit do t'i mbajë të sigurt është një marrëzi", shkroi Asif në X.

Read more ...


Grossi paralajmëron për rreziqet e një bote me 25 fuqi bërthamore

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi ka paralajmëruar për një botë me mbi 25 shtete me armë bërthamore. “Pa dashur të përhap panik, rreziku i një konflikti bërthamor është më i madh sot sesa në të kaluarën”, ka thënë ai në një intervistë për të përditshmen italiane, La Repubblica.

 

Ai ka sugjeruar se në një pikë 20 deri në 25 shtete do të mund të kenë armë bërthamore, pa përmendur afate kohore. Aktualisht, janë nëntë shtete në botë me armë bërthamore, sipas ekspertëve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG