Greta Thunberg denoncon abuzimet e ushtrisë i.zraelite: Më kërcënuan me vdekje

Një valixhe e kuqe e mbuluar me shkrime fyese, përfshirë një organ vegjetal mashkullor të vizatuar, flamurin izraelit dhe fjalët “Greta k*rvë”. Kjo është kjo ajo që Greta Thunberg tregon si provë të sjelljes abuzive, që thotë se ka përjetuar gjatë pesë ditëve të ndalimit në Izrael. Aktivistja suedeze rrëfen për gazetën “Aftonbladet” se këto fyerje iu thanë edhe në gjuhën suedeze nga ushtarët izraelitë.
Thunberg dhe anëtarë të tjerë të flotiljes, që u ndaluan dy javë më parë nga ushtria izraelite, po ndajnë tani për publikun detaje tronditëse nga qëndrimi i tyre në burgun Ketziot.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për mua apo për të tjerët në flotilje. Janë mijëra palestinezë, përfshirë qindra fëmijë, të mbajtur në burg pa gjyq. Shumë prej tyre me gjasë torturohen”, tha Thunberg.
Ajo përshkroi gardianët si plotësisht të pandjeshëm dhe të pashpirt. “Bënin selfie me mua, më goditën me shkelma dhe më rrahën. Jam ende e shokuar”.
Aktivistja theksoi se nëse një person si ajo, e njohur ndërkombëtarisht, trajtohet në këtë mënyrë në sytë e botës, “imagjinoni çfarë mund t’u bëjnë palestinezëve në fshehtësi.”
Ajo rrëfeu se kishte parë rreth 50 persona të ulur në gjunjë, të lidhur me pranga dhe me ballin përtokë.
Sipas një hetimi të gazetës “Aftonbladet”, Ministria e Jashtme e Suedisë ka minimizuar abuzimet në komunikimet zyrtare, duke mos përmendur detaje të rënda të trajtimit, që Greta dhe të tjerët kanë përjetuar