Lidhje


A është shkrirja e ministrive shenjë e një monizmi autokratik të shplarë me njolla pluralizmi oligarkësh? Apo është thjesht shenjë e krizës identitare që ka përfshirë qeverinë Rama.

Deputetë të opozitës kanë reaguar pas vendimit të kryeministrit Rama për të bashkuar dy ministri, Ekonominë dhe Kulturën për të krijuar dikasterin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në krye të së cilës ka propozuar Blendi Gonxhen. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në qeveri në këtë fillim janari. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale ai bën me dije se Ministria e Kulturës është shkrirë dhe bashkë me të është larguar Elva Margariti.

Read more ...


Vrasja e 22-vjeçarit/"Blindohet" Vlora.

Vrasja e 22-vjeçarit/ Blindohet Vlora, Sokol Sinomati merr leje nga burgu për të varrosur të birin. Qyteti i Vlorës është blinduar nga forcat policore në përpjekje për të garantuar rendin, në një kohë kur Sokol Sinomati, i njohur si ‘buzëderri’ ka marrë leje nga burgu për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrosjes së të birit Gëzim. I riu u ekzekutua na ballkonin e shtëpisë me snajper, kur kishte dalë për të pirë cigare.

Read more ...


Një shtrirje e tillë kulturore brenda 1 shek është e mahnitshme, duke konsideruar teknologjinë e atëherëshme!

Kjo hartë ilustron ngritjen dhe zgjerimin e kalifateve të hershme islame nga Profeti Muhamed deri në shekullin e 9-të. Kalifati ("Khilafat" në arabisht) ishte një sistem politik gjysmë-fetar i qeverisjes në Islam, në të cilin territoret e perandorisë islame në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore si edhe njerëzit brenda këtyre territoreve sundoheshin nga një udhëheqës i quajtur Kalif ("Khalifa ” në arabisht - që do të thotë pasardhës, trashëgues). Kalifët fillimisht ishin sovranët e vetëm të shtetit të lënë pas nga Profeti Muhamed a.s dhe i shtuan atij territore të gjera të perandorive rivale përreth.

Read more ...


Lufta e Bosnjes dhe Masakrat Serbe

-Një përmbledhje e shkurtër-

Përgatiti Roald A. HYSA

Historia e Bosnje-Hercegovinës dhe shkëputja e saj nga ish-Jugosllavia socialiste është e mbushur me plot dhimbje dhe gjak për boshnjakët muslimanë. Numrat e të masakruarve muslimanë akoma edhe sot nuk dihen të sakta dhe nuk ka një shifër të prerë. E gjitha kjo tragjedi ndodhi brenda një periudhe të shkurtër tre-vjeçare. Ngjarjet tragjike u konsumuan në prani të faktorit ndërkombëtar, si në rastin e Srebrenicës, ku për pasivitetin e forcave holandeze iu hap rruga masakrës më të madhe me synimin e një spastrimi etniko-fetar të boshnjakëve muslimanë. Boshnjakët muslimanë i vuajnë edhe i përkujtojnë për çdo vit me ceremoni të posaçme ngjarjet e dhimbshme tragjike të këtyre viteve, që nisën në ditët e para të prillit 1992 e vijuan me rrethimin tre-vjeçar të Sarajevës.

Read more ...


Histori/ Gjenocidi grek ndaj banorëve të Çamërisë në vitet 1944-1945

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të ruajtura në kujtesë si akte të dhimbjes kulmore. Por historiografia jonë e ka pranuar se nëse në vitet 1913-1943 gjenocidi helen ndaj shqiptarëve çamë ka patur një përshkallëzim, po ashtu është pranuar që pranvera dhe vera e vitit 1944, përbëjnë apogjeun e barbarisë greke ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare. Ky gjenocid do të provonte edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të Athinës, e cila kërkonte jo vetëm largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore, por edhe rrënimin e plotë të kujtimeve mbi ekzistencën aty të racës sonë.

 


Në muajt gusht-shtator 1943, vlen të thuhet se rezistenca e atdhetarëve çamë ishte organizuar më së miri. Ndonëse në thelb, kjo rezistencë u organizua kundër okupatorit, në të pati edhe elemente të mbrojtjes vendore, çka do të thoshte ruajtja e shtëpive dhe popullsisë së pambrojtur ndaj andartëve grekë. Atdhetarë të tillë si Isuf Izeti, Xhafer Çafuli, Musa Demi, Dervish Dojaka, Braho Karasani, Sami Alushi e dhjetëra të tjerë u përpoqën që këtë front të rezistencës ta mbanin të ndezur edhe nëpërmjet zhvillimit të disa betejave kundër gjermanëve, duke parë sigurisht që këto beteja të mos i jepnin mundësinë kundërshtarit që të bënte reprezalje.
Kështu në ditët e fundit të shtatorit 1943 dhe deri në fillim të nëntorit të këtij viti, efektivat e batalionit “Çamëria” të ndihmuar edhe nga vullnetarët e zonës përreth, zhvilluan betejën e famshme të Konispolit, e cila zgjati 55 ditë. Në të vërtetë, në këtë betejë, morën pjesë shqiptarë nga të dy anët e kufirit politik dhe ky fakt u përcoll jo pa shqetësim në qarqet shovene të Athinës. Ky bashkëpunim i ngushtë i shqiptarëve brenda shtetit amë me vëllezërit e tyre çamë, pavarësisht se ata luftuan kundër okupatorit gjerman, u kuptua si një rrezik i madh për vorioepirotët dhe qëllimet e tyre.

Read more ...

XS
SM
MD
LG