Lidhje


'Exheli nuk i përmbahet asnjë skenari ideal'/Punëtori kosovar bie nga skela dhe vdes në Itali, kishte dhënë dorëheqjen por shkoi të takonte kolegët

Itali- Një 43-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e djeshme në Olbia të Italisë, pasi ra nga skela në një kantier ndërtimi. 43-vjeçari shqiptar i identifikuar si Bashkim.B, ra nga lartësia prej dhjetë metrash duke ndërruar jetë në vendngjarje. Sipas 'La Republica' punëtori shqiptar prej dy muajsh ishte shkëputur nga puna për shkak të një dëmtimi që kishte marrë dhe kishte shkuar pranë kantierit thjeshtë për të takuar kolegët e tij, të cilët në atë kohë kishin qenë duke punuar. Megjithatë, ende nuk dihet arsyeja përfundimtare pse 43-vjeçari është ngjitur në një nga skelat, nga e cila ka rënë pasi ka humbur ekuilibrin.

Read more ...


Djali në Ferizaj e rrah nënën me grushte, 56-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre.

Read more ...


Macja ngeli në majë të shtyllës elektrike, shërbimet zjarrfikëse të Fierit e shpëtojnë

Fier - Krahas përballjes me zjarret, shërbimet zjarrfikëse të Fierit, u duhet tu vijnë  në ndihme dhe shpëtimit të kafshëve. I tillë ka qenë dhe rasti i sotëm , ku një mace ka mbetur në majë të një shtylle elektrike. Të zotët e maces lajmëruan shërbimin zjarrfikës të frikësuar se ajo mund të rrezikohet. Operacioni i shpëtimit është i vështirë pasi energjia nuk ishte stakuar. Pas disa minutash përpjekje më në fund zjarrfikësit kanë mundur të zbresin nga shtylla macen. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ Liri” dhe ka ngjallur kureshtjen e gjithë banorëve të shqetësuar për fatin e maces.

Read more ...


Anija kozmike e SHBA-së bën uljen e parë në Hënë në më shumë se 50 vjet

Sonda Odysseus të enjten u bë anija e parë kozmike amerikane në më shumë se gjysmë shekulli që u ul në Hënë, raporton Anadolu. "Intuitive Machines", kompania me bazë në Houston të Teksasit që ndërtoi anijen, u bë kompania e parë tregtare që uli ndonjëherë një anije kozmike në sipërfaqen e Hënës. "Ne mund të konfirmojmë padyshim se pajisjet janë në Hënë", tha bashkëthemeluesi dhe shefi i teknologjisë i "Intuitive Machines", Tim Crane në transmetimin e drejtpërdrejtë të uljes të NASA-s, "Odysseus ka një shtëpi të re".

Read more ...


Vrasja e kryefamiljarit në Durrës, policia: Të arrestuar tre fëmijët, në hetim gruaja! Djali dhe vajza, bashkëautorë në krim! Fëmija i tretë i ndihmoi

2janë autorët e vrasjes së Pëllumb Metës, sipas policisë. Djali dhe vajza, Hysen dhe Hygerta Meta, bashkëautorë. I arrestuar është dhe djali i tretë i viktimës Amarildo Meta, i cili i ka ndihmuar, thotë policia. “Nga hetimet konkluduam se më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukjen e një personi per me krim në familje. U gjet trupi i viktimës i varrosur në ambientet e brendshme të banesës së viktimës. Ekspertiza konkludoi vrasjen e tij me armë zjarri. Nga të gjithë provat e siguruara u gjendën provat dhe arrestuam Hysen Metën, Hygerta Metën, të dy fëmijë të viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim. Amarildo Meta 22 vjeç është arrestuar i cili me veprimet e tij ka ndihmuar në këtë krim", njofton policia e Durrësit në një konferencë për shtyp.

Read more ...

XS
SM
MD
LG