Lidhje


Si e përdori pushtetin politik Ismail Kadareja për të futur në çmendinë Renato Rapin duke çuar drejt abortit vajzën e vet 6 muajshe shtatzënë

Historia e dashurisë së fëmijëve të familjeve Rrapi-Kadare u bë shumë e njohur në Tiranën e viteve 80. Nuk është rasti i parë kur dy familje nuk bien dakord për dashurinë midis fëmijëve të tyre. Dallimet klasore apo racore kanë penguar shumë dashuri dhe shpesh këto kanë përfunduar edhe tragjikisht në atë kohë. E tillë ka qenë edhe lidhja sentimentale midis Gresës vajzën e të paprekshmit shkrimtar të madh të Realizmit Socialist që mbrohej direkt nga vetë diktatori Enver Hoxha dhe të përndjekurit nga sistemi komuist Renato Rapi. Për këtë çështje ka shkruar një libër të tërë Janulla Rapi nëna e Renatos i cili përjetoi kalvarin e vështirë me urdhër të shkrimtarit të sistemit komunist, Ismail Kadare.

Read more ...


Fidan: Turqia riafirmon mbështetjen ndaj sovranitetit dhe unitetit të Bosnjë dhe Hercegovinës

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan sot riafirmoi “mbështetjen e palëkundur” të Türkiyes për integritetin territorial, sovranitetin dhe unitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, raporton Anadolu.

 

“Qëndrimi ynë është i njohur për të gjitha palët në Bosnjë dhe në rajon. Unë riafirmova edhe një herë mbështetjen tonë të palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe unitetin politik të Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij boshnjak Elmedin Konakoviq dhe atë kroat Gordan Grlic Radman në qytetin e Dubrovnikut në Kroaci.

Read more ...


"Diçka po lëviz" më së fundi/"Norvegjia do të pranojë dhe trajtojë pacientë nga Gaza"

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store ka konfirmuar se vendi i tij do të pranojë dhe trajtojë palestinezët e plagosur nga Rripi i Gazës, transmeton Anadolu.Sipas medias VG, Norvegjia do të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar palestinezët që kanë shumë nevojë për trajtim spitalor.

 

Njoftimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) së bashku me Bashkimin Evropian (BE) thanë se 9 mijë palestinezë kanë nevojë për evakuim urgjent mjekësor deri në fund të vitit 2024, në mes të një ofensive brutale izraelite në Gaza.

Read more ...


Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin për profesionet e lira

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për tatimin e profesioneve të lira. Vendimi u mor sot (27 qershor) me votën e shumicës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë publike nga kryetarja Holta Zaçaj. Sipas argumentimit të Gjykatës Kushtetuese thuhet se është shkelur dhe cenuar parimi juridik. 

"Lidhur me themelin e pretendimeve të kërkuesve, Gjykata pa vënë në dyshim hapësirën e gjerë të vlerësimit të ligjvënësit dhe diskrecionin e tij në fushën fiskale, vlerësoi se neni 69, pika 1, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr. 29/2023 dhe neni 4 i VKM-së nr. 753/2023, cenojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike për shkak të mosrespektimit të parimit të sigurisë juridike (në kuptim të pritshmërive të ligjshme dhe qartësisë së normës) dhe parimit të proporcionalitetit.

Read more ...


Mjekja kapet me gazetarët: Më keni mërzitur, keni shtrembëruar fotot

Mjekët e spitalit të Onkologjikut dhe personat e tjerë të përshirë në dosjen e Onkologjikut dolën para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.Një prej mjekeve, Alketa Pere tha për gazetarët se është e pafajshme dhe nuk i ka orientuar kurrë pacientët me tumor në privat.“Nuk kam asnjë koment. Kurrë në jetën time se kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në privat. Duhet të trajtohet në onkologjik, duhet të hetohen spitalet private për aktivitetin që kryhet. Duhet ndryshim rrënjësor në Onkologjik Sot kam ardhjet të mbroj veten time, jam e pafajshme. Unë nuk punoj në asnjë klinikë private, prit një minutë mi, se më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar fotot. Unë e ruaj deri në pikën e fundit etikën me personat e sëmurë me kancer, se kam persona të sëmurë. Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, dhe gjithçka tjetër”

Read more ...

XS
SM
MD
LG