Mbreti Abdullah II: Jordania nuk do të jetë një zonë lufte

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, tha se vendi i tij nuk do të jetë një zonë lufte dhe se nuk do të rrezikojë jetën e popullit, transmeton Anadolu.Sipas lajmit të agjencisë zyrtare jordaneze PETRA, Mbreti Abdullah priti në kryeqytetin Amman një delegacion nga Kongresi i SHBA-së.Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në rajon dhe mundësitë e forcimit të partneritetit strategjik mes Jordanisë dhe SHBA-së.Duke theksuar nevojën për të ulur tensionin në rajon dhe për të siguruar qetësi gjithëpërfshirëse për të parandaluar një luftë të mundshme, Mbreti Abdullah II theksoi se "Për sa kohë që lufta në Gaza vazhdon, zona e konfliktit që kërcënon stabilitetin rajonal do të vazhdojë të zgjerohet".