Studimi: Njerëzit plaken kryesisht rreth 44 dhe 60 vjeç
Plakja ndodh ngadalë e në mënyrë të qëndrueshme por jo vetëm kështu, thotë një studim i ri. Në të paktën dy faza në jetë ajo merr hov të përshpejtuar. Studiuesit nga "Stanford University School of Medicine dhe Singapoir" ekzaminuan 108 njerëz midis moshës 25 dhe 75 vjeç nga Kalifornia gjatë shtatë viteve. Ata përcaktuan profili molekular dhe mikrobial të gjakut, pështymës dhe mostra të tjera. Po ashtu u morën edhe vlera të tjera laboratorike klinike. Nga këto të dhëna, ekipi hulumtues ishte në gjendje të vërente shumë qartë ndryshimet në molekula.