Si organizata hizmet po tenton të kapërcejë shtetet e Ballkanit në një lojë të rrezikshme pushteti dhe destabilizimi

Shkruan: Hamzi Ibraimi/Lëvizja e njohur si Hizmet, e drejtuar nga Fetullah Gülen, ka qenë subjekt i një sërë kontroversash dhe akuzash, veçanërisht nga qeveria turke e udhëhequr nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan. Kjo organizatë, e cila fillimisht u prezantua si një rrjet arsimor dhe bamirës, ka arritur të zgjerojë ndikimin e saj në më shumë se 140 shtete, duke përfshirë edhe disa në Ballkan si Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në vitin 2016, pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, qeveria turke e shpalli zyrtarisht këtë organizatë si terroriste, duke e vendosur atë në të njëjtën listë me grupe si PKK dhe ISIS.