Lidhje


Refuzimi ndaj gjenocidit nuk paska qenë kurrë një ndjenjë e vërtetë

Nga Redi Shehu

 

Gjithçka që dinim rreth dhunës, është përmbysur tashmë. Gjithçka që dinim rreth vrasjes është zhvlerësuar tashmë. Gjithçka që dinim rreth pastrimit etnik është tretur tashmë dhe gjithçka që dinim rreth vdekjes është vrarë tashmë. Në Gaza, po përmbysen konceptet tona. Ne, thjesht paskemi jetuar brënda një tullumbaceje vlerash e cila nuk i rrezistoi gjëmbit të parë me të cilin u ndesh. Iluzionit të të jetuarit brënda një hipnoze shoqërore të universalitetit të sakrificës, të ndërkombëtarizimit të konsensusit dhe të reagimit parandalues, duket se i ka ardhur fundi. Ndoshta është më mirë. Më mirë se sa të jetosh brënda një bote iluzive i papërgatitur për traumën që të pret, sepse më mirë të jesh në muzgun e një sistemi hipokratik, se sa në agimin e tij, sigurisht,  më mirë se sa një rend i cili përpiqet vazhdimisht të vrase kujtesën e të gjithëve ne.

 

Tashmë gjerat duken qartë. Gaza e gjeti të papërgatitur sistemin ndërkombëtar për të ndërtuar alibinë e vet. E fotografoi ashtu lakuriq me të gjithë shëmtinë të cilën askush prej nesh nuk e shihte. E ekspozoi ditë pas ditë, javë pas jave dhe muaj pas muaji në kapjen fatale të tij nga një grusht njerëzish qëllimin e fshehtë të të cilëve e sheh tashmë qartë në muret e rrënuara të qytetit, si dhe në fytyrat e vyshkura prej urisë të banorëve të saj. Në Gaza nuk ka vetëm gjenocid do të thoshte Soulayma Mardam Bey dhe Tatiana Krotoff, në  “L’Orient le Jour”, atje ka  “Urbicide” (vrasje e qyteteve), “domicide” (vrasje e banesave), “ekocide” (vrasje e ambjentit), “scholasticide” (vrasje e shkollave), “culturicide” (vrasje e kulturës), “futuricide” (vrasje e të ardhmes).

 

Pyetja legjitime që të vjen menjëherë në mendje është se çfarë mund të ketë përtej asaj që ndodh në Gaza dhe në Palestinë. Ku janë kufinjtë e njerëzimit? Cili është fundi me të cilin ne përkufizojmë veten tonë si qënie njerëzore? Përgjigjen e këtyre pyetjeve fatkeqësisht nuk e gjetëm dot në Gaza dhe do vazhdojmë të mos e gjejmë. Ekstremizmi fetar nuk na paska qenë e vetëm i një krahu, për të cilin me dekada ka gëluar media, por paska qenë thjesht maskë për të fshehur ekstremin me të cilin i gjithë sistemi qe mbrujtur deri në palcën e tij. Kjo që ndodh ne Gaza, me orkestrimin e urisë si mjeti themelor i gjenocidit i cili drejton kah eleminimi, është një përsëritje e Auschëwitz-it në kohët moderne, pa pasur nevojën e një komande naziste, por me institucione ndërkombëtare dhe me retorikë të luftës kundra terrorizmit. Psikologu i famshëm hebre Gabor Mate, familja e të cilit qe zhdukur në Auschwitz, tregon se gjermanet përdornin urinë deri në ekstrem, pastaj për të realizuar spastrimet enike, u ofronin të uriturve copa buke me reçel me kushtin e vetëm që të hipnin në trenat e vdekjes. Sot, përdorimi i urisë ndaj palestinezëve, duke i grumbulluar qëlllimisht në pak zona shpërndarjeje me qëllim pastrimin e pjesës tjetër të territorit, është një kopje perverse e ndërtuar në një Auschwitz të hapur si Gaza, por me ndryshimin që në vend të reçelit, u jepen plumba.

 

Ajo që habit të gjithë, është apatia e Perëndimit kolektiv ndaj sprovës më të madhe që ai ka hasur  në raport me ngrehinën që vetë ndërtoi pas Luftës së Dytë Botërore. Ekziston një justifikim i heshtur që merr trajtat e një alibie ndaj gjenocidit. Me 21 nëntor të 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve leshoi urdhër arresti per Netanjahun, ku një ndër akuzat ishte dhe perdorimi i urise si armë. Kjo ka ndodhur më pak se një vit më parë, në kohën ku akoma kishte ushqim në Gaza. Asgjë nuk u bë, dhe ja tani, kemi gjëndjen më të rëndë humanitare në historinë moderne të botës.  Duket se refuzimi ndaj gjenocidit nuk kishte qenë kurrë një ndjenjë e vërtetë. Ka qenë pjesë e literaturës, gazetarisë dhe teksteve ligjore, por kurrë nuk paska qenë pjesë e softit të qytetërimit i cili më së shumti e prodhoi atë gjatë kolonizimeve dhe dy luftrave botërore.

 

Nga krahu tjetër, gjëndja e popujve arabë dhe myslimanë duket sikur ka ngelur një kopje e pandryshuar e rezonancës koloniale e cila edhe pse fizikisht nuk ëshë më aty, ka lënë pasojat e kolonizimit të mendjes, ndërgjegjes dhe moralit shoqëror të ayre vendeve. Pafuqia dhe pamjaftueshmëria nuk janë produkt vetëm i  rethanave sociale, më së shumti janë produkt i rrethanave mendore dhe besimore  të cilat përthyhen në pranimin në heshtje të poshtërimit, fyerjes dhe degradimit. Prandaj, ajo që ndodh në Palestinë tash e 76 vjet, dhe ajo që ndodh në Gaza, duket sikur ëshë një fat i parashkruar në mendjet e myslimanëve, një destin gati gati i normalizuar, sepse mendja koloniale është mësuar me myslimanin që vuan, shkatërrohet digjet e vritet dhe asgje e askush nuk mund të jetë përgjëgjës. Zhvillimet e kohëve të fundit nuk janë thjesht përpjekjet për të mbijetuar të një populli martir dhe guximtar si palestinezët, por janë përpjekjet e të gjithë myslimanëve për t‘u çliruar nga kurthi shekullor i mpirjes, amnezisë dhe përgjumjes koloniale.

 

Nëse Perëndimi kolektiv ka sot një përplasje të brëndshme e cila e dyzon mes qytetërimit liberal demokratik dhe mendësisë koloniale që i vërtitet sipër kokës si një fantazëm e së shkuarës, Lindja heterogjene myslimane përpiqet të dalë nga makthi i mendjes së kolonizuar drejt vlerave humane të fesë në të cilën beson. Duket se rruga e të ftilluarit  të dy krahëve të botës, po përcaktohet nga një grup i vogël njerëzish që  i detyron të  kalojnë doemos përmes humnerës së luftës dhe krimit. Në mes të Perëndimit dhe Lindjes ndodhet një popull i cili të gjithë këtë përplasje mundohet ta ushqejë përmes justifikimi me terrorizëm, i cili lehtësisht dekonstruktohet thjesht me lejimin e mediave ndërkombëtare që të hyjne në Gaza. është po ky popull që sipas sondazhit të organizuar nga akademiku izraelit Tamir Sorek, profesor i Universitetit te Pensilvanisë në bashkëpunim me kompaninë izraelite të sondazheve “Geocartography Knowledge Group”, realizuan një matje në Mars të 2025 dhe të botuar në gazetën izraelite “Haretz”, ku sipas të dhënave dilte se  82% e izraelitëve jan pro spastrimit etnik ne Gaza dhe 47% e tyre dëshirojnë vrasjen e çdo burri, gruaje dhe fëmije atje. 

 

Kaq mjafton që kjo matje shkencore të na japë një arsye mëse logjike dhe të mjaftueshme që civilizim perëndimor dhe ai lindor të kuptojnë se aleanca mes tyre është e vetmja mënyrë për të ruajtur globin nga përçarja, dhuna dhe degradimi. Këtë, jo thjesht duke deklaruar se do njohim Palestinën (që në vetvete është një akt i drejtë dhe i moralshëm), por duke ndërprerë furnizimet si dhe duke vënë nën embargo Izraelin. Këto do ishin masa që realisht do tregonin se Perëndimi e ka seriozisht  shqetësimin, dhe jo thjesht një maskë për të mbuluar mëkatet e së shkuarës./epërditshmja

XS
SM
MD
LG