A i trembet Ilir Meta goditjes nga SPAK?
Kreu i Partisë së Lirisë ka thënë gjatë një interviste në News24, se nuk do të habitej nëse do të goditej nga SPAK, pasi ky institucion merr urdhra nga Edi Rama. Sipas tij ky institucion është me standarde të dyfishta dhe nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës për afera të rënda. Meta doli dje nëpër media pas një heshtje të gjatë duke dhënë arsyet pas mos daljes së tij nëpër mediat e shkruara apo të shikuara. Prej arsyeve që ai dha ishte se "doktori i kishte këshilluar të merrte ca kohë pushim", ajo që Zoti Meta nuk sqaroi ishte se kush doktor ia kishte këshilluar mosdaljet publike, doktori i Rithemelimit apo mjeku i familjes?