Dhunoi taksistin dhe i grabiti paratë/ Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi i ka grabitur një shumë para një taksisti në Tiranë dhe më pas e ka goditur atë me mjet prerës. Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e djeshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit, në “Rrugën e Kavajës”, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë një shumë parash, goditur me mjet prerës, taksistin me të cilin udhëtonte, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.