31-vjeçarja vdiq pas ndërhyrjes estetike, familjarët padisin mjekët e Spitalit Amerikan
Një ngjarje e rëndë u regjistruar në “Spitalin Amerikan 2” në Tiranë, ku 31-vjeçarja Irida Hasalla humbi jetën, një ditë pasi kreu një ndërhyrje estetike për humbjen nga pesha. E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë. Mësohet se familjarët e 31-vjeçares kanë depozituar një kallëzim në komisariatin nr. 4 ndaj mjekëve të spitalit, ku i akuzojnë për mjekim të pakujdesshëm.