Imami Ahmed Kalaja nga personazhet më me influencë në rrjetet sociale për sa i përket vitit 2023
Me zhvillimin e rrjeteve sociale si një platformë kryesore për komunikim dhe marketing, ndikimi në Instagram ka marrë një rëndësi të veçantë në peisazhin digjital. Në raportin vjetor "Terra Marketing", ne hedhim dritë mbi trendet dhe dinamikat e influencës në Instagram për vitin 2023, duke krahasuar të dhënat me ato të vitit 2022. Vendin e parë në këtë listë e zë imami i njohur i xhamisë në rrugën e Kavajës, dr. Ahmed Kalaja. Kjo edhe për shkak të personalitetit të tij ekstravagant dhe ndikimit pozitiv si personazh tek të rinjtë.